Fytyra ime do të zdritet pak: Ambasadori gjerman fans i flaktë i futbollit, flet për Gjermaninë në Euro2024 - NACIONALE

Fytyra ime do të zdritet pak: Ambasadori gjerman fans i flaktë i futbollit, flet për Gjermaninë në Euro2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde këtë javë vizitoi zyrat e Nacionales, ku zhvilloi një intervistë me gazetarin Xhezair Dashi.

Natyrisht, gazetari ynë s’e la pa e pyetur edhe për futbollin, duke ditur që ambasadori është fans i këtij sporti.

“Futbollin e quajnë ‘loja e bukur’. Por, jo veç e bukur, por e paparashikueshme. E pash dje befasinë e madhe kur Gjeorgjia mposhti Portugalinë. Çka dua te ekipi jonë është se duket se tash është bërë sërish ekip. Lojtarët me më pak përvojë duken të jenë shumë të mirë. Sigurisht që do të doja t’i shoh duke fituar për çdo herë. Por, sërish atmosfera është shumë e mirë për momentin. Shpresoj të arrijmë në finale. E mbaj mend më 1992 kur Danimarka me vonesë u thirr në kampionat sepse Jugosllavia u përjashtua për shkak të luftës, dhe ata u bënë kampionë në finale kundër Gjermanisë. Pra shpresoj që të kemi rezultat të shtunën.” – tha ai.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme