Fëmija me “dy koka” u operua në QKUK: Kirurgu Gani Çeku rrëfen historinë e jashtëzakonshme
Kirurgu Gani Çeku, ka rrëfyer një prej momenteve më të jashtëzakonshme në karrierën e tij si mjek. Këtë rrëfim, ai sjell në emisionin Health Matters, të gazetës Nacionale.
“Ka shumë raste dhe secili rast ka lënë gjurmë te unë. Secili rast është sfidë në vete dhe lë gjurmë.
Një rast që ka ndodhë në vitin 2010, ka mbetë në kujtesën time. Një fëmijë ka lindur me një anomali në kokë, me një keqformim të lindun. Vërtetë ka qenë vështirë me pa atë fëmijë, është një anomali që duket sikur fëmija të ketë sikur një kokë tjetër.
Realisht kemi qenë shumë të preukopuar dhe fëmija është operu me sukses.
Fëmija është rritë dhe të them të drejtën më nuk e kam taku. Në kujdestari, para disa muajsh, lajmërohet dikush, thotë po të presin një nanë me një fëmijë.
Ju thash, cka mund t’ju ndihmoj zonjë. Nxorën fotot e fëmijës, dhe realisht ish ardhë nana, babai dhe fëmija, kishte sjell me vete edhe certifikatën e notave dhe ishte një fëmijë me shumë sukses.
Tha unë jam ky.
Kur ka lindë, nana thotë kam qenë e abuzuar në një mënyrë, se nuk kam dashur as ta shof në një mënyrë, pas operacionit ai fëmijë është rritë, me një sukses të shkëlqyer në shkollë, tani thotë se kam dëshirë të bëhem mjek.
Ishte moment tejet prekës, edhe tani kur e përsëriti rastin, është moment vërtet prekës për mua”, tha ai.