“E kam pa me guri, xhamperin krejt kuq” – Dëshmitari tregon se si pas një konflikti në trafik, i akuzuari Orges Zhugolli ia mori jetën shokut të tij - NACIONALE

“E kam pa me guri, xhamperin krejt kuq” – Dëshmitari tregon se si pas një konflikti në trafik, i akuzuari Orges Zhugolli ia mori jetën shokut të tij

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Një konflikt në trafik ndërmjet dy grupe shokëve që s’njiheshin me njëri-tjetrin, por u kapën aty për aty, përfundoi me vrasjen e Amir Zhegrovës, të riut nga Podujeva.

Vrasjen dyshohet se e kreu, Orges Zhugolli, duke e goditur me thikë viktimën.

Në gjykatore, të hënën dëshminë për këtë rast e ka dhënë Valon Uka, shoku i viktimës i cili ka qenë present në momentin kritik.

Dëshmitari ka treguar në detaje për atë që ka parë me sytë e tij në momentin e vrasjes së shokut.

Që nga, nisja me veturë drejt Prishtinës, konflikti verbal, e therrja me thikë, e deri te pasojat e më vonshme psiqike, nga rasti.

Çka tha dëshmitari para Gjykatës?

Dëshmitari Valon Uka ka shpjeguar momentin kritik: “Masi e kemi tejkalu mundsia e parë, mas pak metra, jena nal në muncinë e parë qe e kena pas me ndalu automjetin.” – ka thënë ai.

“Jena dal prej veture, personi në fjalë me veturën tjetër ka dal nga makina. Endriti na ka thanë e paska thiken. Dhe kur pe kthej kryt e shoh Amirin me gjak, tu e majt plagën. Nuk e di sigurt ku, se ju ka bo xhamperi krejt me gjak, nuk mujke mu çu.“

Valoni gjithashtu ka thënë se pas therrjes me thikë të shokut të tij Amirit, i pandehuri Zhugolli ka kërcënuar edhe të tjerët.

“Masi ka ndodh akti, ka pas fjalosje edhe mes neve. Personi në fjalë na ka kërcënu “Hajdi edhe ju, hajdi edhe ju”

Na nuk e kena bo asnjë reagim, përpos që e kena mar Amirin e kena fut në makinë edhe jemi nis për Emergjencë.

“A e keni dëgju duke thënë Orgesi hajde me thikë pra?”- ishte pyetja e Avokatit të të pandehurit që shkaktoi një debat të madh ndërmjet prokurorit e avokatit. Kjo përplasje ndërmjet Prokurorit e Avokatit, bëri që trupi gjykues të mblidhet e të vendos se cili ka të drejt. Gjyqtari i dha të drejt avokatit, por dëshmitari tha se zhurmat e zerave nuk ka arritur t’i dëshifroj.

Në gjykatë u bë llugë edhe kur Avokati Naim Rudari e prezantoi një fotografi nga momenti kritik, e që nuk i pëlqeu Prokurorit.

Dëshmitari ka treguar se ka pasoja nga rasti, pas dhimbjes që ka përjetuar për shokun.

Seanca e rradhës u caktua për datën 12 janar, ku pritet të dëshmojnë dy shokët e tjerë të viktimës që ishin me të në momentin kritik.

Çka thuhet në aktakuzë?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 12 shtator 2023 afër marketit “Melis”, që gjendet në fshatin Gllamnik të Podujevës, i pandehuri Orges Zhugolli kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.Zh., për shkak të një konflikti që kanë pasur.

Në aktakuzë thuhet se derisa tani i ndjeri drejtonte veturën e tipit “Golf 6”, në të cilën gjendeshin edhe Endrit Rrustemi, Redon Rrustemi, Valon Uka dhe Valdrin Rrustemi, e të cilët ishin nisur për në Prishtinë, në fshatin Gllamnik, takojnë veturën “Golf 2”, të cilën e drejtonte tani i pandehuri Zhugolli dhe në momentin kur tani i ndjeri tenton që të tejkalojë, i pandehuri e pengon duke vozitur në mes të dy shiritave dhe me shpejtësi të ngadaltë.

Sipas aktit akuzues, pas disa përpjekjeve tani i ndjeri arrin që të tejkalojë dhe posa i pandehuri vëren që ajo veturë e tejkalon, ai fillon nga tani i ndjeri që të ndalet duke blinduar me drita, dhe pas pak tani i ndjeri A., e ndal veturën afër marketit “Melis” dhe menjëherë prapa tij ndalet dhe i pandehuri Zhugolli del nga vetura me thikë në dorë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se në ato momenti i ofrohet Endrit Rrustemi dhe e shtyn me qëllim që t’a largojë mirëpo i pandehuri fillon të shajë, i afrohet tani të ndjerit dhe menjëherë e godet një herë me thikë në gjoks në anën e majtë të kraharorit dhe menjëherë largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa tani të ndjerin dëshmitarët Endrit Rrustemi, Redon Rrustemi, Valon Uka dhe Valdrin Rrustemi e dërgojnë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërsa rreth orës 03:00 të datës 13 shtator 2022, në QKUK ndërron jetë.

Me këtë, i pandehuri Zhugolli po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172, të KPRK-së.

Lajme të ngjashme