'E kam lexu mesazhin ku Albin Kurti urdhëron Hekuran Muratin që ta mbyllin Orendën për 24 orë', thotë Rasaj - NACIONALE

'E kam lexu mesazhin ku Albin Kurti urdhëron Hekuran Muratin që ta mbyllin Orendën për 24 orë', thotë Rasaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anton Rasaj, pronar i qendrës Orenda në Pejë, ka qenë i ftuari i radhës në intervistën e Berat Buzhalës.

Ai ka një seri akuzash ndaj pushtetit aktual – për siç thotë – ‘vendimin arbitrat të shtetit për ta mbyllur këtë shtëpi të të moshuarve.

“Parashihen edhe normat se si merren licencat, se gjithmonë po flasim pr një licencë. Orenda u kanë e licencume me tri licenca dhe revokohen brenda natës.

Mundem me ua thanë edhe si vjen ky vendim. Po atë natë, kryeministri (Kurti) jep urdhër për me u mbyllë Orenda.

E kam lexu unë, bashkëshortja ime dhe vëllai im. Hekuran i jep urdhër Inspektoratit të shkojë të nesërmen në Orendë dhe t’i heqen licencat.

Të premtën revokohen licencat, jepet afat brenda 24 orëve me e liru Orendën.

Ky është krim njerëzor, këtë e bën vetëm një pushtet qysh e kemi ne. nuk ka revokim të licencave, ka rekomandime.

Nëse një institucion bën lëshime, gabime por ka edhe dhunë qysh ka ndodhë, nuk mundet me u mbyllë një institucion, jepen rekomandime, pas rekomandimeve nëse nuk i përmbahemi vjen gjoba, janë disa shkallë, disa kërkesa, janë disa shkallë për me ardhë deri te mbyllja.

Këto po i them edhe pas këshillave që i kam marrë, juridike, këtu edhe në Zvicër”, thotë Rasaj.

Anton Rasaj: Rasti Orenda komplot i pushtetit, ish-partnerët kanë lidhje direkte me babain e Albin Kurtit

"Unë kam thanë edhe disa herë, edhe sipas të gjitha informacioneve që kemi ne por edhe një pjesë e shtetit zviceran, jemi më se të bindur që ky është një komplot tipik e një shteti që kemi momentalisht.

Është komplot prej fillmit deri në fund, i organizumë prej njerëzve që janë në pushtet tani, duke fillu prej kryeministrit tonë, duke fillu prej lidhjeve të ngushta familjare me ish-partnerët. Agim Kukaj dhe Arben Kukaj.

Familjarët e tyre kanë lidhje direkt me prindin e Albin Kurtit, Zaimin.

Kam pasë edhe kërcënime prej tyre se sit ë vjen VV ne do ta organizojmë do të hjekim prej këtuhi.

Nëse e shihni aktakuzën, këta dy akuzohen për falsifikim dhe keqpërdorim të mjeteve materiale që i kam dhënë në Orendë.

Këta i kam pasë shokë, sidomos Agimin, që është drejtor këtu në një ministry të njohur, këta i kanë keqpërdorë mjetet e mia materiale që i kam dërgu nga zvicra.

Në momentin kur kam kërku informacione se cka është investu, nuk kanë pasë.

Është një komplot për marrjen e krejt pasurisë dhe investimeve që i kam bë, qëllimi kyq është prona që kam kontratë për 45 vjet.

Kërkesa e qeverisë është për me u jep pllaci, nëse don me punu", thotë ai.

Rozeta Hajdarit i shpërthen edhe një skandal: Investitori nga diaspora thotë se shoferi e kërcënoi në prezencë të saj

Në nëntor të vitit 2022, shtëpisë të së moshuarve ‘Orenda’, do t’i revokohej licenca, pas rastit të publikuar ku një e moshuar do të rrahej nga një prej kujdestareve në qendër.

Dy vite më vonë, Anton Rasaj, investitor nga diaspora, përfshirë shtëpinë 'Orenda', tregon për herë të parë – ekskluzivisht – prapaskenat që ai pretendon se çuan në këtë rast dhe që sipas tij, gjithçka ka të bëj me pushtetin në Kosovë, i cili ia kishte mësyer një toke që z.Rasaj e kishte blerë për disa vjet.

Në intervistën ekskluzive në Nacionale, të cilën të plotë do ta ndiqni më vonë, z.Rasaj pretendon se u kërcënua nga shoferi dhe shefi i kabinetit të minsitres Rozeta Hajdari, të cilën thotë se e takoi disa herë, një herë në Zvicër dhe disa herë në Ministrinë e Tregtisë.

Rasaj në këtë rrëfim ekskluziv, rrëfen gjithë rastin dhe pretendon se gjithçka që ndodhi në ‘Orenda’, ishte një organizim nga pushteti.

Ai sot përballet në gjykata për revokimin – siç thotë arbitrar – të licensës, ndërkaq në videon më poshtë, rrëfen takimet me ministren Rozeta Hajdari.

“Tri takime i kam pasë më Rozeta Hajdarin dhe dy herë jam taku në zyrën e saj në Ministri.

Tokën e kam me komunën e Pejës për 45 vjet. Nuk po pretendoj, unë kam pasë tri takime me Rozeta Hajdarin, pasi që është revoku licenca.

Kam fakte që jam taku me Rozetën.

Në takimin e parë, në Zvicër te vëllai i saj, ka qenë edhe bashkëshortja ime dhe vëllai im dhe dy herë jam taku në zyrën e saj në Ministri, në zyrën e saj, zyrtarisht, kam edhe fotografi aty, janë bë me dëshirën e saj.

Kam shku me u anku për me gjetë zgjidhje, për revokimin e licencave nga Ministria e Financave.

Në takim ka qenë një Kushtrim Dakaj, kërcënimet kyçe janë bë nga ai.

Ai u prezantu si shofer mirëpo në fund kam marrë vesh që është shef i kabinetit të ministers.

Në takim, tha ti duhesh me dhanë pllacin osë së paku dy vjet kom me të ndjekë nëpër gjykata edhe nuk ka me u shqyrtu rasti yt.

Me ua dhanë pllacin qeveritarëve, për ndërtim privat, për ndërtesa.

Shoferi gjatë takimit kërcënonte, ministrja (Hajdari) vetëm e dëgjonte.

I thash disa herë minsitres, të jemi pak më real se këto janë investime familjare të miat.

Më premtoi se do ta rregullojë problemin pas kërcënimeve të Kushtrim Dakës, takimi ishte dy muaj pas rastit, dy muaj pas Kërshëndellave.

Më tha, ikni për Zvicër festoni me familje, me 10-11 do t’i keni licencat, përndryshe mundesh me shku me fillu edhe punën”, thotë Rasaj.

Lajme të ngjashme