‘E kam blinduar zemrën’: Rama për njerëzit e tij që po ndiqen nga SPAK-u
Gazetari Berat Buzhala e ka pyetur kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, se a po i dhemb zemra kur po i sheh njerëzit e tij teksa ‘goditen’ nga SPAK.
Dhe si më poshtë, është përgjigja e Ramës:
“Kur ne e kemi filluar, shteti ishte te muri, armiku kishte ardhë këtu, tani shteti ka fituar territory dhe ka protagonizmin por patjetër si një fushë lufte, ka të vrarë e të plagosur, korrupsioni godet këtu, godet atje sepse që të mbyllet i gjithë qarkulli, do të thotë që sistemet të funksionojnë në mënyrë të atillë që drejtorët ta bëjnë atë që bënë.
Patjetër. Shiko, unë e kam në gjithë këto vite, është shumë e vështirë me ma thy zemrën sepse e kam shumë të blindume dhe atë futjen në zemër të njerëzve, e kam pasë shumë problem shumë kohë përpara, po tani i kam bërë një blindim zemrës edhe me eksperiencën dhe ato që kam heq, saqë më krijon neveri, pra ndjehesh i neveritur, kur ti, njësoj si ti që ke arddhë tani të bësh punën tënde, unë po bëj punën time dhe e njëjta neveri sikur kur ti të ikësh nga këtu dhe shoh se mungon dicka sepse ti e ke marrë me vete”.