“E kam ba prej fukarallakut, a ban bre me i përqafë fëmijët” - Gruaja nga Gjilani, që inskenoi dhunimin, del para Gjykatës - NACIONALE

“E kam ba prej fukarallakut, a ban bre me i përqafë fëmijët” - Gruaja nga Gjilani, që inskenoi dhunimin, del para Gjykatës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje u mbajt senca fillestare për gruan nga Gjilani e cila kishte lajmëruar rrejshëm Policinë se është dhunuar dhe me forcë i janë grabitur stolitë e arit.

Du me ju kërku falje. Po, po a kam bërë. Kam gabu”, u deklarua ajo në seancë.

Kur e kam bërë këtë, nuk kam qenë në vetëdije të mirë... Këtë e kam bërë prej fukarallakut”.

Gjyqtari Behar Ymeri, e shpalli fajtore N.R.

E pandeura është fajtore. Gjykata për këtë vepër penale ja shqipton një dënim me burg prej 70 ditëve. I cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale”.

Kujtojmë se gruaja në fjalë më datë 25 maj 2024, rreth orës 00:56, ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur tek varrezat e qytetit në Gjilan së bashku me djalin e saj, ishte ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënim e kishin tërhequr brenda rrethojës së varrezave, ku pastaj sipas saj e kishin dhunuar seksualisht dhe ia kishin grabitur me forcë stolitë e arit.

E që pas hetimeve të Prokurorisë e Njësisë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, ishte zbuluar se rasti ka qenë inskenim.

VIDEO:

Lajme të ngjashme