Dy vakitë e javës plus dashi policor astrologjik
Prej 9 shkurtit deri dje, tepër ditë monotone, me pak zhvillime, gati hiç.
Por dje, si përniherë ndodhën dy zhvillime të bujshme edhe pothuajse në të njëjtën kohë.
Njohja nga Kenia që e ka siguruar Behgjet Pacolli, njohje që vjen pas një kohe tepër t’gjatë, meqë Qeveria Kurti nuk i ka pasë prioritet njohjet, dhe lajmi tjetër i rënies në kurth nga Kurti në video-thirrjen e komedianëve rusë.
Ajo që vërehet dhe që është e përmasave gati qesharake është se përkrahësit e Kurtit, topin e hodhën te ajo se si Kurti është vetvetja kudo dhe me këdo që flet.
Pra me ni fjalë, Kurtin e shihni të njëjtë, politikanin që s’ka kurrgjë me mshefë – si para komedianëve rusë, si para mashtruesve, si para presidentit të Letonisë, si para cilitdo president, si para elektoratit.
Pra, kjo ishte karta me të cilën u nxorën përkrahësit e Kurtit por madje edhe vetë kabineti skandaloz i tij – i cili në mëngjesin ose mesditën e 11 shkurtit, e paska pas njoftu kryeministrin që në agjendë e ka një video thirrje të rëndësishme – pa llullë verifikimi - dhe ky i fundit, i veshur me kravatë, i drejtohet kamerës, pështyen duart dhe ia kërset llafit me presidentin imagjinar të Letonisë duke iu anku për opozitën, mediat, luftën hibride, oligarkët, bile për njanin në veçanti – qysh e do zakoni.
Ajo që ni pjesë e opinionit publik mundohej me thanë se qysh në rrafshin diplomatik, nuk është edhe baaash mirë qishtu me folë shumë e gjanë, sidomos kur e vëren që bashkëbiseduesi yt – as që po doket i interesumë fort me t’ngu, e sidomos kur je tuj u mashtru; nga përkrahësit e Kurtit u vendos pra në dimensionin e: Kurti është vetvetja kudo, duke e shitë si vlerë, gjoja jo dyfytyrësinë e Kurtit.
Për njohjen që e solli Pacolli, ish- ministër po tani pa asnjë post, nuk po e zgjasim fort përveç se ishte turpnuese për qeverinë që po shkon. Por ajo ishte sikur kur bjen shi në kallamoq – mas ni kohe t’gjatë, në ni terren që ishte tha, i paprekun.
Këto dy lajme, ishin edhe temë në pothuajse të gjitha debatet ma të rëndësishme televizive në vend.
Ama unë do ta shkëpus një moment gati të pabesueshëm, nga Pressingu e që lidhet me këtë prehjen që gjetën përkrahësit e Kurtit rreth kryeministrit johipokrit, që i thotë sendet qashtu qysh i mendon;
Krejt këto mendime të shpërfaquna në rrjete sociale, amputohen në analizën e Nexhmedin Spahiut, ku gati pas një ore e pak diskutim mes opinionistëve, në një moment që dukej krejt normal, në një ambient dhe bisedë krejt normale, ndodh kjo;
Një prej analistëve, kallxon që Kurti është dash n’horoskop dhe që shuuumë veprime që ai bën, lidhen pikërisht me këtë shenjë astrologjike policore.
Kurti, nuk është shumë diplomat thotë ky analist, ama sillet pak si polic, si dashi i horoskopit.
Qe momentet nga Pressingu, ne videon më poshtë.