Dy gjuajtje me armë zjarri brenda pak ditëve në "Muharrem Fejza" - NACIONALE

Dy gjuajtje me armë zjarri brenda pak ditëve në "Muharrem Fejza"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme ka pasur sërish të shtëna me armë zjarri në rrugën "Muharrem Fejza", më saktësisht në afërsi të shkollës "Pavarësia" në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Të dyshuarit kryesorë në këtë ngjarje, dyshohet se janë të mitur, nxënës të shkollës së lartcekur, të cilët kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe prokurori i rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, derisa ende nuk ka të arrestuar.

Banorët e lagjes, në kushte anonimiteti kanë thënë për Gazetën Nacionale se të dyshuarit e mitur për këtë ngjarje janë të njohur për banorët që banojnë në këtë lagje, pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë edhe në një rast që ndodhi para disa ditësh në lokacionin e njëjtë para disa ditësh. Edhe në rastin paraprak, sikurse në rastin e sotëm, ngjarja ishte pak a shumë e njëjtë.

Dy grupe të përfshira, të dyshuarit e mitur, të shtëna me armë zjarri, pa të lënduar. Policia, as në rastin e parë por as në rastin e sotëm nuk kanë arrestuar ende ndonjë të dyshuar, megjithëse janë njoftuar nga banorët për të miturit e përfshirë në rast.

Kjo situatë, ka alarmuar lagjen duke marrë parasysh rrezikun që po iu kanoset banorëve, të cilët kanë besim që organet e drejtësisë do të zbardhin rastet në mënyrë që rastet e tilla të evitohen në të ardhmen.

Lajme të ngjashme