Dy Arianitët ishin figurat kryesore në TV-të tona. Koci dhe Sllamniku. I pari me fakte e punë, i dyti me rrena dhe spekulime - NACIONALE

Dy Arianitët ishin figurat kryesore në TV-të tona. Koci dhe Sllamniku. I pari me fakte e punë, i dyti me rrena dhe spekulime

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Video-editorial: Berat Buzhala

A ka dikun ndonjë kufi, kur një media thotë “filan fistekun nuk bën me e thirrë, jo pse është filan fisteku, si emër i përvecëm, po sepse ajo që thotë filan fisteku, në këtë rast Arianit Sllamniku është e dëmshme dhe e rrezikshme në disa rrafshe?”.

Po flas për media që janë legjitime, që janë të licencume prej organeve shtetërore, sic është KPM dhe që kanë numra të privilegjuar në platforma kabllore, ose edhe kanë kabllorë të tyre?

E ka më shumë se një vit që RTV Dukagjini me vetëdije të plotë Sllamnikut ia ka rezervu terminin prime - time, per me dale ai aty edhe me genjy dhe me përhapë dezinformata në menyrë të qëllimshme, me arsyetimin e vetëm që po ka shikueshmëri.

Sllamniku prej kur shfaqet ne ate televizion, ka dalë aty dhe i ka kontestu institucionet si NASA, Pentagoni, NATO, FDA, FIFA, UEFA, e cka jo tjetër, me argumentin e vetëm: “fjalën e tij”.

Ka me nisë kjo luftë, ka me nisë ajo luftë, kjo sëmundje është kështu, kjo sëmundje është ashtu, ky ekip e fiton këtë kampionat, sepse kështu është vendosë...., e deri te rasti më flagrant, kur ai shfaqet dhe kallxon për fatin e Faton Hajrizit, duke u tallë publikisht me miliona njerëz, por para se gjithash, me familjen e të ndjerit.

Pastaj, mediat tjera, si Klan Kosova, të frikësuara se po mbesin prapa, absolutisht duke e ditë që Sllamniku është vec një rrenc patologjik dhe një mashtrues i certifikuar, e thërrasin edhe atë, për një copë audience.

Sigurisht qe yrnekun për budallaki të kësaj natyre e kemi marrë në Shqipëri, në Top Channel, që i kishte hapur dyert për rrenca të tillë.

Tipat si Sllamniku normalisht ekzistojnë edhe në shoqëri të tjera, por ata jetojnë dhe mbijetojnë nëpër rrjete sociale ose nëpër platforma si Youtube. Bile Youtube, pas ankesave që i bëhen, ia ndalë monetizimin.

Kurse te ne i therrasin aty ku shikueshmëria është ma e madhja, që konspiracioni dhe idotësia me pasë efekt ma të madh. Këtij populli të habitun, pse mos me habitë edhe pak? Ky popull pse mos me fillu me mendu edhe njëherë që toka është si tepsi? Që COVID është kështu ose ashtu, që Vaksinat ta shkaktojnë këtë dëm ose atë dëm.

Në Amerikë, e cila njihet si shteti qe është ma rigorozi për mbrojtjen e lirise se shprehjes, megjithate gjykatat u tregune brutale me televizionin Fox Neës, që në zgjedhjet e fundit, me dashje, i toleruan shpifjet në atë televizion që platforma Dominion, përmes së cilës është votu, ka bë dallavere.

U konstatua që nëse media i toleron raportimet me qëllim, edhe duke e ditë që raportimi është rren, ka përgjegjësi për cka del në ekran ose në gazetë. FOX i ka pagu rreth 1 miliard euro për ato rrena.

Nje sivëlla i Arianit Sllamnikut, po ashtu në Amerikë, Alex Jones, u dënua qindra miliona euro, vec pse kishte gënjy pa u ndalë motivet e vrasjeve dhe autorët e vrasjeve të ndryshme në Amerike. Pervec tjerash ai kishte thanë që 11 shtatorin e kishte organizu qeveria amerikane.

Lajme të ngjashme