Durmishi foli për ‘qytetarë të porositur’ rreth kronikës së Nacionales. Gjini: Qeveria e ka futur urën dy herë në buxhet dhe e ka hequr
Që nga viti 2019, mbi 8 mijë banorë të Rogovës së Hasit, kishin mbetur pa ndonjë alternativ të duhur të rrugës, ku lidh këtë fshat me rrugën magjistrale, për shkak se ura e këtij fshati ishte rrëzuar nga të reshurat e mëdha të shiut që kishte.
Që nga ai vit banorët kishin marrë iniciativë që të krijonin një urë tjetër alterinative deri në rregullimin e urës kryesore. Madje këtë urë alternative, këta banorë e rregulluan me parat e tyre. Pavarësisht se kishin bërë kërkesë tek insitucionet përkatëse, që të ia gjenin ndonjë alternative këtzre banorëve deri në rregullimin e urës së vvjetër, por nuk kishin gjetur mbështetje deri vitin e kaluar.
Pra qeveria Kurti më saktësisht ministria e mjedisit dhe infrastruktures e kishin nisur rregullimin e ures së vjeter vitin e kaluar. Për këtë ministri Liburn Aliu bashk me z.Durmishin e kishin bërë një njoftim të tillë përmes rrjeteve sociale me një bujë shumë të madhe. Një urë e cila është e gjatë 150 metra ende nuk është përfunduar tash e një vit, në të njëjtën kohë banorët janë në hallë sepse urën alternative që e ndërtuan vet që dy herë radhazi po ua merr uji. E për këtë gazeta Nacionale realizoj një storie me këta banorë dhe hallin e tyre.
Pas publikimit të kësaj storie, zv.ministri i ministrisë së mjedisit dhe infrastruktures, Hysen Durmishi reagoi duke na thënë se kemi intervistuar qytetarë me porosi. Shumë qesharake me te vertete.
Mirë do të ishte që edhe të tregonte zv.ministri se pse kanë ngecuar ato punime.
Përvec kësaj z.Durmishi në statusin e tij fajin ia hedh komunës së Gjakovës, duke thënë se për shkak të dështimit nga kjo komunë kemi qenë të obliguar ta marrim përsipër këtë projekt.
E Për këtë Nacionalja ka kontaktuar, kryetarin e Gjakovës, z.Ardian Gjini, e që sipas tij që nga viti 2019 dy herë radhazi qeveria Kurti, e ka futur në buxhet këtë urë e që më pas e ka larguar.