Duka: Me Fadil Vokrrin e futëm Kosovën në UEFA - NACIONALE

Duka: Me Fadil Vokrrin e futëm Kosovën në UEFA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatët Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është mysafiri i radhës në intervistën me Berat Buzhalën.

“Jemi menduar, ka pasë shumë reagime, e thashë edhe para familjes time të Federatës. Qëndrimi im për Kosovën, federatën, ka qenë gjithmonë mbështetës me projekte reale jo me llafologji boshe.

Që kur ishte president Sabri Hashani, kur nuk ishte anëtar i UEFAS dhe FIFAS, në cdo trajnim që ka bërë Federata e futbollit, ka pasë pjesën e vetë, trajnerë arbitra, kuota gjithmonë ka qenë për federatën.

Asistencë dhe lobim. Nuk kam dashur të hap këto gjëra.

Lobimin për pranimin e Kosovës në UEFA bashke me Fadil Vokrrin ka qenë shumë i madh.

Mendoj që ka qenë vetëm kontributi jonë dhe i Federatës që Kosova të pranohet në UEFA.

Ka pasë vetëm lobim sportiv, kjo marrëdhënie ka vazhduar edhe më tej. Jam shumë i lumtur që raportet tona janë vëllazorë. Unë mendoj që i shërbej edhe Kosovës, jemi popull evropian. Ne me sjelljen tonë mund të ndikojmë në ndryshimin e qëndrimit të serbëve, pa dyshim që nuk i urdhërojmë", thote Duka.

Buzhala-Dukës: Qysh në njërën anë ‘Mora fjalë, t’i këndoj Adem Jasharit’ knej ‘kampionat me Serbinë’

"16 skuadra në tetë stadium, nëse fitojmë garën përballë Belgjikës dhe Turqisë, ideja ishte e të dy palëve, të dy palët e kanë analizuar edhe në kënvdështrimin politik ddhe të mesazheve që do japim.

Mesazhi që jep për mua është shumë i rëndësishëm, tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës.

E di që dikush ka të drejtë të preket nga kjo sepse plagën ekemi të freskët, por duhet të msohemi me këtë, por unë nuk dua ti lë nipërive të mi as nipërëve tu këtë. Ne kemi të drejtë ti lëmë një botë sa më të paqme.

Nëse gjithë individët, shoqërisë, qeveritë punojnë me të njëjtin sens.

Janë dy mesazhe, në njërën anë mora fjalë edhe Serbia knej.

Po sepse ne nuk e harrojmë atë që ka ndodhë, absolutisht nuk do ta harrojmë atë q ëka ndodhë dhe aq më shumë duke marrë mësim nga ajo që ka ndodh të nxjerrim mësim nga ajo që ka ndodhur.

Ne do ishte më mirë që Adem Jasharin ta kishim se sa ta këndonim, por nuk është faji që iku, e di shumë mirë këtë, është faji i të tjerëve, pornëse gjithë do bënin këtë lloj kontributi kjo nuk do kishte ndodhur", thote ai.

Lajme të ngjashme