“Dje i kom bo 20 vjet që jam në burg” – Bedri Krasniqi del në Gjykatën e Apelit pas ankesës së Prokurorisë - NACIONALE

“Dje i kom bo 20 vjet që jam në burg” – Bedri Krasniqi del në Gjykatën e Apelit pas ankesës së Prokurorisë

3 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Bedri Krasniqi është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Kosovës për veprën penale kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.

Në vitin 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Krasniqit për këtë aktakuzë.

Në lidhje me këtë aktgjykim, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur ankesë në Apel, duke thënë se në aktgjykimin e shkallës së parë ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka propozuar Gjykatës së Apelit që të anulojë këtë aktgjykim dhe çështjen ta kthejë në rigjykim dhe vendosje.

Kundër këtij aktgjykimi është paraqitur ankesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, duke propozuar që Gjykata e Apelit ta anulojë këtë aktgjykim dhe çështjen ta kthejë në rigjykim dhe vendosje. Prokuroria e Apelit është deklaruar lidhur me këtë ankesë dhe ka propozuar që të aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe vendosje.” - ka bërë të ditur kryetari i kolegjit gjykues të Apelit, Avdullah Ahmeti, në seancën e së mërkurës.

Në lidhje me ankesën e Prokurorisë u deklarua edhe i akuzuari Krasniqi, duke thënë se ndaj tij asnjëherë nuk ka pasur masë lehtësuese.

Dje i kam bërë 20 vjet që jam ra në burg. Dhe për 20 vjet, kurrë një masë lehtësuese në drejtimin tim nuk është marrë. Akuzat kurrë nuk m’u kanë nda që 20 vjet, kurrë hiç, kurrë pa akuza s’kam mbet.” - ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës pritet të dalë ditëve në vazhdim.

Lajme të ngjashme