“Djali im u shku, nuk kthehet mo” – Rrëfimi rrëqethës i babait të Auron Ferizit pas vdekjes tragjike në Viti, kërkon drejtësi
Lotët nuk arrin t’i ndal kur flet për tragjedinë e 8 shtatorit që ia mori jetën djalit të tij, Auronit.
Auron Ferizi ishte goditur nga një veturë përdiersa po qëndronte në një kafene afër sheshit. Bashkë me të u goditën edhe katër të tjerë, por Auroni nuk arriti të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi në afërsi të parkut në Viti, përderisa ndaj të dyshuarit tashmë akuza është vrasje e rëndë.
Prindi i Auronit akuzon për vonesë edhe Ambulancën.
Ne kemi shkuar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” në Viti nga aty ku edhe është nisur autombulanca.
Në QKMF ne kemi arritur që të flasim me mjekën kujdestare, Gresa Sinani, e cila në një përgjigje të dhënë me shkrim ka mohuar vonesën e autoambulancës, duke shtuar se gjendja e Auronit ka qenë e rëndë dhe se nga aty është përcjellë në spitalin rajonal në Gjilan me shenja jete.
Ndaj të dyshuarit E.Sh., Gjykata Themelore në Gjilan tashmë ka caktuar masën e paraburgimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku do të vlerësohet edhe kapaciteti i tij për të qëndruar para drejtësisë.