Ditari i Buzhalës: Qumili, Vjosa edhe Albini - NACIONALE

Ditari i Buzhalës: Qumili, Vjosa edhe Albini

1 vit më parë

nga NACIONALE

Titulli mund t’ju vë në lajthitje. Njëri prej të apostrofuarve është humorist dhe mund të keni menduar se është një trio skeçesh, por jo. Ani pse, në parim secili bën humor në mënyrën e vet, edhe kur s’duhet. Edhe në çështje serioze. Siç është ajo me marrëveshjen finale me Serbinë.

Radha për Ditarin e Buzhalës numër 33. Kësaj radhe autori ka vendosur t’i zgjerojë dy nga temat që u përfolën më së shumti. Bëhet fjalë për një deklaratë të Sevdai Radogoshit, që mbi supe mban epitetin e humoristit, megjithatë të bëmat e fundit vënë në dyshim nëse ai mund të thirret ashtu.

Veç deklaratës së pamatur të ‘aktorit’, kreatori dhe ideatori i Ditarit komentoi edhe rezultatin e politikës së jashtme, kuptohet një i tillë negativ.

“Unë jam djal i një njeriu që e ka përfundu shkollën e mesme në Gjakovë, në vitet e 60-ta dhe jam rritur me tregimin që në shkollë i kanë thënë, çka ka erdh ti prej katundit këtu, shko atje punoje tokën e kujdesu për lopët se duheni me ardhë me na shitë speca e domate”, tha fillimisht gazetari.

Tutje ai ironizoi me saktësinë në përqindje, kur Radogoshi deklaroi se 80% prej tyre nuk e kanë ditë çka është teatri, ndërsa më pas këtu, në mënyrë pezhorative përmendi banorët e fshatërave të Klinës e Malishevës.

“Këtu është problemi. Ne nuk duhemi me leju me çu kokën ky fenomen negativ. Sevdainë dhe Sevdaitë duhet m’i liru prej kësaj mendësie. Këta janë duke jetuar në mjerim. Këta duhet me dalë prej grackës ku e kanë vendos veten”, vazhdoi ai.

“Paramendoni more, Britania e Madhe. Djepi i Demokracisë edhe gjithçkaje tjetër, e zgjodhi për kryeministër një hindus. Ose ShBA-ja, Obamën, për dy mandate, me babain kenian”, pohoi tutje.

Këtu ndëhyri sërish duke kujtuar edhe shprehjen famëkeqe serbe: shqiptar i ndershëm!

Sipas Buzhalës, që veçse ishte duke lexuar një koment kundër tij ku i thuhej se do t'i duhet pasaporta që të hyjë në Gjakovë.

"Paramendoni, ky që më ka komentu, ose babai, ose prindërit e tij, janë llogaritë katunarë prej serbëve, e tash ky çohet edhe bën dikë tjetër katunar. A po e kuptoni sa e keqe është kjo?"

Ndërkaq, rreth problemit të politikës së jashtme, Buzhala hodhi kritika të panumërta. Ai përmendi takimet si pjesë të rëndësishme në diplomaci, por rezultatet sa i përket takimeve nuk janë askund.

Pra, siç e thotë ai, sukses nuk është takimi në këmbë me Bidenin atje, me Bidenin pak më tutje po ashtu në këmbë.

“Pra, së fundi po vazhdon të qarkullojë dokumenti franko-gjerman. Si është e mundur që deri më tani nuk e keni ndryshuar as edhe një pikë të vetme të atij Asociacioni”.

Në pjesën e fundit, foli edhe refuzimit që Kurti po ia bën kërkesës së Blinkenit.

Pra, sipas autorit, kjo duhet të shtyhet edhe për 10 muaj. Kemi pritur tash e sa. Le të shtyhet. Pra, sekretari ty të mbetet borxh për një kërkesë.

"E kisha shty menjëherë more. Sekretari i shtetit po ta kërkon. Çka ka lidhje edhe 10 muaj", potencoi ai.

Lajme të ngjashme