Ditari i Buzhalës 43 (II): Shqipo-anglishtja e çikave me ujë Rosa dhe Burdushi - sukses kapital i qeverisë - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 43 (II): Shqipo-anglishtja e çikave me ujë Rosa dhe Burdushi - sukses kapital i qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sado tragjike të jetë një ngjarje, në vete e ka edhe satirën. Ironia e këtij episodit të Ditarit bie mbi një skandal të Qeverisë Kurti.

Ylli i mbrëmjes mund të ishte Martin Berishaj, nëse opozita PDK-LDK nuk do të shndërroheshin në marioneta të pushtetit.

Kur gazetat kredibile e akuzojnë Berishajn se pranoi 600 mijë euro nga GEN-i serb, me të cilat dyshohet se ia financoi Kurtit fushatën, opozita jonë i laritet “malësorit”.

Por, në një shoqëri e cila administrohet nja persona që s’mund të sigurojnë material për pasaporta, letërnjoftime... nuk këshillojmë të nervozoheni, por vetëm të shkriheni së qeshuri.

Nëse Xhelal Sveçla nuk mundi ta sigurojë këtë material, çfarë ka bërë?

Burdushi është tjetër figurë që zë vend në satirën e Buzhalës, por meqë jemi këtu, meritat për dënimin e tij po ia atribuojmë Xhelal Sveçlës.

Derisa qytetarët presin material për pasaporta, pse të mos presin edhe për kthimin e mikut të Albin Kurtit, Gazmend Xhonbalajt, që pritet t’i investojë nja 50 milionë euro në Kosovë.

E krejt në fund, e gjeni komentin e Buzhalës për vajzat në shesh që shqipen e përzien me anglisht.

Lajme të ngjashme