Ditari i Buzhalës 43 (I): Kakofonia e Albulena Haxhiut kur rren para gazetarëve; ministrja e Drejtësisë që s’e di ABC-në e ligjit - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 43 (I): Kakofonia e Albulena Haxhiut kur rren para gazetarëve; ministrja e Drejtësisë që s’e di ABC-në e ligjit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politika e re qeveritare në raport me mediat – ku ministrat marrin lejen e Kurtit për të dalë në studio televizive – ka filluar të prodhojë kakofoni.

Mungesa e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, në përballje me gazetarët në emisione serioze, dje u shndërrua në lidhje fjalësh e gënjeshtra.

Buzhala në ditarin e tij, komenton edhe momentin kur Albulena Haxhiu – njëjtë si Liburn Aliu e Albin Kurti para saj – zbuloi “komplot” kundër saj rreth humbjes së provave të Rastit Dehari.

Zaten kjo ishte edhe arsyeja pse ministrja përgjegjëse për këtë skandal nuk dha dorëheqje.

Por, më vonë njëjtë si Kurti edhe Haxhiu e nxori në rrenë Glauk Konjufcën.

Edhe njëjtë si shefi i saj tha se nuk kanë ekzistuar lista me emra dhe mbiemra për t’i arrestuar kryesorTIT në veri.

Ndërsa pasi VV-ja i shpalli pothuajse tradhtarë prokurorin dhe gjykatësin në rastin e Pantiqit, një pyetje legjitime u shtrua për ministren e Drejtësisë, por përgjigja e saj ishte zhgënjyese: doli se ajo nuk e di ABC-në e ligjit.

Tjetër moment kritik për Haxhiun ishte kur ministrja gënjen duke tentuar ta shtrembërojë pyetjen e gazetarit edhe pse dihej se kamerat në studio e xhirojnë vazhdimisht emisionin.

Kjo është pjesa e parë e Ditarit të Buzhalës të këtij episodi, ndërkohë që pjesa e dytë del sonte gjithashtu, e mbushur me satirë rreth zhvillimeve të fundit në shoqëri.

Lajme të ngjashme