Ditari i Buzhalës 36: Një hap larg katastrofës - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 36: Një hap larg katastrofës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radha për episodin numër 36 të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Edhe këtë herë, si zakonisht, temat që u apostrofuan qenë zhvillimet e fundit, me atë parësoren, raportin Kosovë - ShBA, që dje me ndalimin e vizitës për ministren Haxhiu, gjithmonë shkaku i situatës, u përshkallëzua edhe më shumë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë përshkallëzim raporti po tentojnë ta zbusin me çdo kusht, por që kërkesat e tyre po hasin në vesh të shurdhër të kryeministrit Kurti.

Madje, ky i fundit e ka precizuar se as që e ka ndërmend ta shtyejë vendimin për targat. Megjithatë, ironia është diku tjetër, te fakti që thotë se gëzon koordinim me Amerikën.

"Janë tri faza të përpëlitjeve, nëpër të cilat kalon Vetëvendosje, minimumi, se me siguri janë më shumë, nëpër të cilat kalon Albin Kurti, e kur kalon Albin Kurti, tani me siguri se kalon edhe te Lëvizja Vetëvendosje, sa herë duan të prishen me Amerikën. Faza e parë kur raportet janë stabile, edhe pse vërehet njëfarë tensionimi i vogël. Dalin edhe thojnë kemi komunikim të rregullt me Amerikën. Pra, nuk hyjmë më thellë për m’i pa çfarë komunikimesh, po veç thojnë që po vazhdon komunikimi me Amerikën.Pra, është mirë që me tregu çfarë komunikimi keni", tha fillimisht autori Buzhala.

Tutje, kur kaloi te fazat pasrendëse, kreatori dhe ideatori i Ditarit, analizoi shprehjen e shumëpërmendur këto ditë, që Amerika na do më shumë kur na sheh që angazhohemi më tepër për vendin tonë.

"Tani, është faza e dytë. I pashë dje te Fidan Jupolli, disa analista prej jashtë, me atë frazën: Amerika na don edhe më shumë edhe kur ne angazhohemi më tepër për vendin tonë. Kush e shpiku këtë tezë, unë nuk e di, po më shumë e kam parë në rrjetet sociale. Faza e tretë është kur e sheh që nuk po ec, kthehemi te raportet me Amerikën. Pra, Kosova nuk është anti-amerikane, Kurti nuk është anti-amerikan, sepse ne i përqafojmë vlerat amerikane. Dmth, neve nuk na intereson hiç për Departamentin Amerikan, por për ideologjinë amerikane. Sipas tyre ka edhe ideologji amerikane, pra mundemi me ligjeru edhe nëpër shkolla. Dmth, m’i kritiku amerikanët se nuk po punojnë sipas ideologjisë amerikane", pohoi gazetari.

Veç kësaj, ai këtë qasje të aktivistëve e deputetëve, apriori të kreut të ekzekutivit, e krahasoi me atë të Enver Hoxhës 40-50 vite më parë.

Pra, Hoxha, atëbotë, kur prishej me Bashkimin Sovjetik thoshte se ky i fundit ka dalë prej rrugës së komunizmit. Paramendoni.

"Pra, është e njëjtë si me Enver Hoxhën. Kur u prish Enver Hoxha me Bashkimin Sovjetik, u thojke: keni dalë prej rrugës së komunizmit. Dmth, vendit që e ka ushtru vazhdimisht këtë pushtet. Tash, ne po dojmë me ju mbajtë amerikanëve ligjërata edhe me ju thënë që departamenti amerikan është në shpërputhje me vlerat amerikane".

Në pjesën e fundit ndërkaq, ai shpalosi një të kaluar me Kurtin, kur prapa kamerave pyetej se pse i përdorte rimat tashmë të njohura për opinionin. Siç tha Buzhala, me qëllim të vetëm, duke cituar Kurtin, që janë të thjeshta, e mësohen më lehtë prej popullit.

"Ka qenë njëherë në Pressing, edhe kur e kemi pytë pse i përmend këto rima, ai thoshte:Po, janë të thjeshta për m’u mbajtë në mend, edhe tani njerëzit i mësojnë lehtë edhe i përsërisin.Albin Kurti e din mirë që tash nuk ka pavarësi absolute ku nuk ke nevojë për askë. Ky e din këtë. Por, manipulon me këtë.E kam thënë edhe në emisionin e kaluar. ShBA po i bën thirrje vazhdimisht Zielenskyt që të ulet në dialogojë me Rusinë. Shtet sovran është edhe Ukraina".

Më poshtë njëra nga pjesët e zgjeruara, kurse lart edhe episodi i plotë.

Lajme të ngjashme