Ditari i Buzhalës 30: Fitore bindëse e Kurtit, por kush janë pesë grupet brenda Vetëvendosjes? - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 30: Fitore bindëse e Kurtit, por kush janë pesë grupet brenda Vetëvendosjes?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radha për emisionin e 30Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Temë qendrore e kësaj pjese është rizgjedhja e Albin Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, duke fituar me mbi 98% të votave.

Autori Buzhala vlerësoi se një fitore e tillë, pra në këtë mënyrë, me këtë përqindje, ishte e pritshme.

Sipas tij, fakti që fitoi zgjedhjet me 51% me 14 shkurt të vitit të kaluar, me patjetër se lumturoi aktivistët.

"Me 98.6%, Albin Kurti fitoi zgjedhjet e brendshme në VV. Është rikonfirmuar si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Besohet që Xhelal Sveçla me ekipin e tij është në kërkim të atyre votuesve që votuan kundër e abstenuan në fletëvotimet ku opsion kishin edhe Albin Kurtin (buzëqesh). Ironinë anash, kurrkush nuk po i kërkon ata 1.4% të votuesve. Edhe që të jemi të sinqertë, është normale m’u votu kështu kryetari i një partie që një vit e diçka më parë i fitoi zgjedhjet me 51%. Do të ishte jonormale në zgjedhjet e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje me pasë kandidat, sepse partitë politike ekzistojnë, zgjedhin njerëz në krye të tyre, që ata me i fitu zgjedhjet siç i ka fituar Albin Kurti me 14 shkurt".

Tutje ai tha se çdoku, në secilin vend të botës, anëtarët e partisë jetojnë për mbrëmje të atilla si ajo e 14 shkurtit.

"Pra, çdo parti, edhe në Evropë, edhe në Amerikë, jeton për ditën ku kryetari i tyre arrin m’i copëtu partitë tjera edhe m’i fitu zgjedhjet, sepse përmes fitores së zgjedhjeve, ky grupacion i njerëzve që përbëjnë një subjekt politik, ata gëzohen kur i fitojnë zgjedhjet me 51%, sepse ata e kanë një ideal, e kanë një ideologji, përafërsisht me njëri-tjetrin, prandaj fitoret e mëdha, sikur kjo me 51%, i bindë ata, i gëzon ata, sepse duke qenë në qeveri me kaq fuqi, ata do t’i bëjnë ndryshimet për të cilat besojnë se do të jenë të nevojshme në shoqëri", vazhdoi Buzhala.

Veç kësaj, Berat Buzhala tha se ka qenë e nevojshme që Kurti të rikonfirmohet si lider i LVV-së.

"Prandaj, anash ironinë, anash sulmeve që ia kemi bë Albin Kurtit, unë mendoj që ka qenë e pritshme, e duhur, e nevojshme që Albin Kurti m’u rikonfirmu si lider i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat tjetër. Se me 14 shkurt, kjo parti politike, i ka fitu zgjedhjet duke e pasë Albinin në krye".

Megjithatë, ai pati një pyetje tjetër, e që kishte të bënte rreth asaj nëse Vetëvendosje ka qenë parti me 14 shkurt. Sepse, siç përmendi gazetari, partia është një grupim i njerëzve që kanë bindje të përafërta rreth ekonomisë, religjionit e politikës së jashtme.

Pyetja që dua ta shtroj tani nuk është pse u zgjedh me 98%, pyetja është kjo: A ka qenë parti Lëvizja Vetëvendosje me 14 shkurt? Sepse partia politike, është grupim i njerëzve, që mendojnë përafërsisht ngjashëm rreth ekonomisë, religjionit, politikës së jashtme, çdo problemi shoqëror, arsimit, shëndetësisë, partia politike nuk mundet me qenë grup i njerëzve kontradiktorë me njëri-tjetrin. Ajo është një lëvizje qytetare", shtoi kreatori dhe ideatori i Ditarit.

Ndërkaq, në pjesën e fundit, ai shfaqi doza skepticizmi rreth mënyrës se si shkoi procesi i brendshëm zgjedhor në VV, gjegjësisht ai nëpër komuna, për të cilin proces ka pasur shumë kritika.

"Pra, çka ka ndodh në zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është problemi te Albini, nuk është problemi te 98.6% i votave të fituara prej Albinit, çka ka qenë interesante është çka ka ndodh nëpër degët e Lëvizjes Vetëvendosje! Pra, Lëvizja Vetëvendosje, që është partia më e madhe në vend, në procesin e fundit zgjedhor brenda vetes, në procesin e brendshëm zgjedhor, ata e rithemeluan partinë politike, Lëvizja Vetëvendosje".

Siç edhe mund ta shihni, në pjesën e epërme është episodi i plotë, kurse më poshtë keni pjesën e zgjeruar këtu. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme