Ditari 31 i Buzhalës: Lufta me mediat, shkolla politike e Policia Morale e VV-së - NACIONALE

Ditari 31 i Buzhalës: Lufta me mediat, shkolla politike e Policia Morale e VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisioni i 31 i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Videoja skandaloze e VV-së, kritikat ndaj mediave e shkolla politike e themeluar pikërisht nga partia në pushtet, ishin temat që u zgjeruan nga autori Buzhala.

Veç kësaj, gazetari vuri në pah kritikat ndaj tij lidhur me qëndrimet e mëparshme, e ku decidivisht kishte të bënte një status në “Facebook”, i bërë tetë vite më parë.

Por, të mbesim këtu te shkolla politike, e në të cilën do të ligjërohen pesë lëndë.

“Ka qenë një shkrim sot në Gazetën Nacionale: LL hap shkollën politike, për aktivistët e saj do të ketë pesë lëndë. Sipas asaj çka kam mësuar unë, lëndët që do të ligjerohen janë:

  1. Jeta dhe vepra e Albin Kurtit (ligjërues Hysamedin Feraj)
  2. Jeta dhe vepra e Albin Kurtit (ligjëruese Mimoza Kusari-Lila)
  3. Jeta dhe vepra e Albin Kurtit (ligjërues Dimal Basha)
  4. Jeta dhe vepra e Albin Kurtit (ligjëruese Vjosa Osmani dhe
  5. Jeta dhe vepra e Albin Kurtit (Eman Rrahmani)", tha me ironi gazetari, duke shtuar edhe arsyen për secilën pikë veç e veç.

Në pjesën e dytë komentoi edhe Policinë Morale të Vetëvendosjes e cila dergjet rrjeteve sociale për të gjetur qëndrime të mëparshme të gazetarëve që aktualisht kritikojnë partinë në pushtet.

"Në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje ekziston Policia Morale, ose garda pretoriane e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kujdeset, gjurmon statusat e mi, të Lleos, Ilirit, Parimit e të Vehbisë, kujtdo që e kritikon VV-në...Ata shkojnë, kthehen në kohë prapa, kërkojnë, e kishin gjetë një timin të vitit 2014 kur kam fol për sindikatat. Kërkonin rritje të rrogave atëkohë, është e vërtetë, pata shkru se nuk i kish dy vjet që ishin rrogat për 75% nëse s’gaboj. E, këta e merrnin, e dekontekstualizonin një status edhe thonin: shiko çka ka thënë Berat Buzhala".

Ky i fundit kujtoi se kohëve të fundit po hynë edhe të gazetarët që i kanë luftuar të gjitha pushtetet, siç është rasti me Zona Pressing, që dikur luftonte milionerët.

Këtu, kreatori i Ditarit ua kujtoi militantëve faktin se nuk i kritikojnë ish-pushtetarët që nuk gëzojnë mundësi mbrojtjeje, siç bëri VV me videon e fundit, video kjo që u etiketua si skandaloze.

"Tash, kohën e fundit kanë hy edhe e kanë gjet dokumentarin e Lleos në Zona Pressing, kështu më duket quhej emisioni edhe hiç më pak e hiç më shumë se Salih Zyba e kish publiku. Asgjë s’jam gëzu më shumë sesa kur populli liridashës i Suharekës e dha verdiktin, me ç’rast Zyba përfundoi i pesti, i gjashti në qytet, ani pse këtu në Prishtinë e ka goxha një pozitë".

Në pjesën e fundit ai tha se nuk po deklaron që gazetarët nuk duhet të kenë përgjegjësi për atë që thonë, porse nuk mund të krahasohet një gazetar që ndiqet nga 5000 apo 10000 persona me dikë që ka fituar besimin e 400 mijë votuesve.

"Tash, nuk po them që ne gazetarët nuk do duhej me qenë përgjegjës, ose m’u përgjigj në qëndrimet që i kemi pasë, qëndrimet që i kemi ndryshu. 100 herë e kam thënë, unë jam në gjendje me dalë me këta njerëz edhe me thënë: ok, hajde flasim pse i kam qëndru qëndrimet më 2014, 2015, 2016, ndonjëherë them edhe gabim e kam pasë atëherë. Ndonjëherë them ka ndryshu konteksti. Ndonjëherë është edhe përgjegjësi e imja. Njëjtë mendoj secili gazetar. Mirëpo, as që ia vlen m’u krahasu bre, duhesh me qenë...ku mundet m’u krahasu një gazetar që po e lexojnë 5000 veta me dikë që ka fitu 400 mijë vota. Hajt! Qysh?!". përfundoi Buzhala.

Lajme të ngjashme