"Deklarata, shpifje, propagandë", Osmani thotë se nuk ia vlen të merret me fjalët e Konjufcës
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se nuk merret me deklaratat e ministrit në detyrë, Glauk Konjufca.
Në një deklaratë për Nacionalen, gjatë qëndrimit të saj në Ferizaj, ajo tha se këto janë shpifje e propagandë.
“Deklarata, shpifje e propagandë, me ia nisë me folë, s’kemi mandej kohë me folë me qytetarët se veç këta kanë rëndësi”, u shpreh ajo.