Dejona Mihali vs Intelektuali që s’ekziston - NACIONALE

Dejona Mihali vs Intelektuali që s’ekziston

1 vit më parë

nga NACIONALE

Video-opinioni: Arbër Ramadani

Militanti nuk beson ne njeriun “intelektual”, e kështu don Dejona.

Militanti percjellë, ndjek, vrapon. Militanti nuk prodhon, nuk nxitë, nuk dyshon. Militanti bindet. Militanti shërben, instrumentalizohet nga Dejona. Militanti është mjet, mekanizëm, çark i shkurtë i SUPER-MEKANIZMIT që e kontrollon Dejona.

Pushteti politik, mbase është një lloj shëmbëlltyre e kuptimit të vërtetë të pushtetit si koncept.

Aty ne mund ta shohim se si disa njerëz e fitojnë fuqinë, mekanizmin shtetëror, infrastrukturën e nevojshme, që më pas e përdorin "për" dhe "kundër" njerëzve të tjerë.

Zakonisht në fillim "grupi i njerëzve", partia, lëvizja, lidhja, quajeni si të doni nisen me ide, parime, maksima aq të larta e të vërteta, por që më pas, gjatë rrugës takohen me mundësi të shumëta, të llojllojshme që ofron pushteti, dhe e shohim se si shndërrohen vlerat, se si ata biejnë "pre" e kënaqjes së apetiteve, egove, dhe instikteve më të ulëta njerëzore.

Se si gjatë mbajtjës së pushtetit, gjithnjë e më shumë largohen ndjenjat ndaj atij që nuk e njeh, pra ty që po e dëgjon këtë video e je në hall, dhe se si vihet në pah përfitimi material dhe kënaqja e të "afërmit", dhe këtu duhet ta kemi parasyshë se afëria për nga krimi di të jetë më e afërt se sa ajo nga gjaku.

Ta zëmë Dejona e Nagipi tashmë janë të afërt.

Por, si arrihet deri tek majat e ketij pushteti, kaq të dëshirueshëm?

Për të fituar pushtet politik, "grupet e njerëzve", pra partitë, fillimisht duhet të kenë kauzë, qëllim, moto. Një lloj narracioni për të vërtetën, mbi të shkuaren të tashmen dhe të ardhmen e popullit ku synohet ushtrimi i pushtetit.

Njerëzit, poshtë dhe larg "lojërave" të pushtetit, në mungesë të platformave të vërteta, konkrete politike, mungesës së mirëqenies, mungesës së edukimit të mirëfilltë për politikën, entuziazmit post-çlirim, dhe shumë faktorëve të tjerë, krijuan “iluzionet” e tyre në raport me idetë, lëvizjet, lidhjet, grupet, partitë, bile edhe deri tek më "tipikja" për një shoqëri të keqedukuar, krijimit të "kultit" të individit.

Në shoqëritë primitive, shoqëritë në tranzicione të gjata është tipike, shfaqja dhe më pas "mirëmbajtja" e lloj-lloj anomalive në shoqëri, që më pas përdorën e keqpërdorën nga ata që i "mirëmbajnë" e "ushqejnë" të njëjtat.

Ato perdoren si formë e lehtësimit të kontrollit.

Ndër anomalitë tipike, që ka qenë dhe vazhdon të jetë prezente tek votuesi kosovarë është logjika e të vërtetës absolute, keqlidhja në mes "besimit tim" dhe "perjashtimit tënd"

Si duket kjo anomali?

Konceptin, idenë, partinë ose individin që "besoj" unë, (domosdoshmërisht) e përjashton konceptin, idenë, partinë ose individin që "beson" ti. Pikërisht këtu krijohet hapësira ideale e manovrimit për Dejonën, "mirëmbajtja" e anomalive, shfaqja e populizmit si mbidozë.

Në këtë hapësirë bëhen të gjitha ndarjet dhe nën-ndarjet e "nevojshme", për mbajtje nën kontrollë të elektoratit.

Sepse partia ka nevojë për "armiq".

Sepse krijohen mundesitë, për ndërtimin e "autoritetit irracional" që për parakusht kanë, në njërën anë frikën dhe në anën tjetër pushtetin.

Sepse armiku; Sepse frika; Sepse zgjidhja; Sepse partia, Sepse Dejona.

Kaq thjeshtë manipulohet!

Sepse kaq thjeshtë është të "manovrohet" me botëkuptimin e njeriut, rrjedhimisht shoqerisë që nuk lexon, nuk hulumton, nuk edukohet, nuk mendon, nuk futet në komplicitetin e të vërtetës.

Sepse po të lexonin, do të gjenin se shumë "dijetarë" më parë, na folën për këto koncepte, na treguan se s’e ka Dejona autoritetin e të mirës. Madje disa prej tyre na sygjeruan, se ka koncepte edhe "përtej të mirës dhe të keqës". Kot. Nuk i bëhet vonë per koncepte filozofike, prodhimit më të pështirë që mund ta lindte shoqëria: "tifozit", "ultrasit" të parties, militantit.

Sepse militanti, nuk i njeh(nese i posedon) vlerat e veta. Ai mendon se c’do e mire qe e gezon ne jetë e ka falë partisë.

Militanti asnjehere nuk do ta kuptojë intelektualin ose neutralin.

Është detyrë e ketyre dyve te fundit, te mos perfshihen ne debate verbale, nje me nje me ta.

Militanti zakonisht është i varfër ekonomikisht, këtë e kupton vetëm si fat (të keq) personal.

Militanti është tifoz, tifozi është irracional. Irracionaliteti është opozita e logjikës. Logjika kalkulon, mendon, mediton, krahason, peshon, ekuilibron.

Logjikës nuk i intereson –përse- fati i Dejonës, personave, perfitimeve e kënaqjes së saj a orgnizatës që ajo e kontrollon.

Militanti është militant pershkak të “pikë-nisjes”.

Militanti c’do situatë, person, shkrim e gjykon nga pike-nisja e gabuar.

Për-llogaritja e vetme te cilen e njeh militanti eshte pjestimi i situates, personit, ngjarjes ne perpjestim me partinë për të cilën bën tifo ai.

Përfundimisht, militanti nuk beson ne njeriun “intelektual”, e kështu don Dejona.

Militanti vazhdon ta luftojë intelektualin, në c’do formë.

Militanti percjellë, ndjek, vrapon. Militanti nuk prodhon, nuk nxitë, nuk dyshon. Militanti bindet. Militanti shërben, instrumentalizohet nga Dejona. Militanti është mjet, mekanizëm, çark i shkurtë i SUPER-MEKANIZMIT që e kontrollon Dejona.

Militanti sulmon. Intelektuali sulmohet, përçmohet nga të gjitha taboret militante ne kontest, kjo është edhe prova e intelektualit.

Lajme të ngjashme