Dallavere në procesin e lëshimit të lejeve për armë, Policia dhe Prokuroria e Prishtinës në aksion në MPB - NACIONALE

Dallavere në procesin e lëshimit të lejeve për armë, Policia dhe Prokuroria e Prishtinës në aksion në MPB

8 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Prokuroria Themelore e Prishtinës në kordinim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas informacioneve të para në këtë mes janë arrestuar dy zyrtarë të MPB-së, si të dyshuar, dhe dy persona të tjerë në sektorin privat.

Për media është konfirmuar edhe nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë e Prishtinës.

Ajo ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-se. Për më shumë detaje Shala ka thënë se do të njoftojnë me kohë.

Ndërsa në media u raportuar se personat e arrestuar dyshohen për dallaveret në procesin e lëshimit të lejeve për armë.

Lajme të ngjashme