Covidi i gjatë kapërcen mushkëritë, lë pasoja në zemër e tru: Dr. Salih Ahmeti në Nacionale - NACIONALE

Covidi i gjatë kapërcen mushkëritë, lë pasoja në zemër e tru: Dr. Salih Ahmeti në Nacionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në periudhën e mbylljes, si pasojë e pandemisë Covid-19, infektologu Salih Ahmeti ishte çdo natë në ekranet tona, me këshilla e rekomandime se si t’ia dilnim përballë një virusi të panjohur për ne dhe krejt botën.

Ai ka shkruar një ditar për atë periudhë që e titullon “Ditari i Pandemisë’ dhe në emisionin Health Matters të Gazetës Nacionale, rrëfen se si pjesët e tij, i shkruante pas orës 12 të natës. Në këtë Ditar, ne mund të gjejmë rrëfime të mjekëve që punonin atëkohë, pacientëve, por edhe forma të trajtimit të virusit që ndryshoi botën.

Një pjesë interesante e infektologut Ahmeti, është ajo kur flet për Covid-19, si një ‘sëmundje kronike’. I quajtur tash si ‘Covidi i gjatë’, pasojat e tij nuk janë vetëm në mushkëri, por në zemër e sidomos në tru (kujtesë, mbamendje).

‘Covidi i gjatë’

“Unë e shoh, në praktikën e përditshme qytetarët po kanë ankesa për Covid19. Nuk ka qenë vetëm sëmundje e mushkërive. Me kohë është pa që ishte sëmundje kronike, që krahas mushkërive që atakon në mënyrë më të rëndë, prekë në mënyrë serioze edhe zemrën, sistemin nervor, veshkët. Pra, llogaritet që prekë të gjitha organet.

Me kohë, është pa dhe ende po shihet që mund të lë pasoja më të gjata. E keni vërejtë prej vitit 2023 e këndej, flitet për Covid më të gjatë dhe kronik.

Është vështirë për studime të mirëfillta në kushtet tona, sepse kërkohen ekipe të mëdha, financime të mëdha, por do t’ju rekomandoja një infektolog, është epidemiologu klinik Ziad Ali, një profesor në Universitetin në Uashington, që ka punu shumë në Covidin e gjatë apo problemet pas Covid.

Ai ka mbi 20 publime. Kanë bërë hulumtime të mirëfillta. Duke iu referuar edhe përvojave të tjera, te një numër i caktuar, të dhënat janë, disa autorë, nga autorë të ndryshëm, deri në 20 % të njerëzve kanë pasoja afatgjate. Për shembull, sipas disa publikiimeve, konsiderohet që virusi është gjetë te personat që është bë obduksioni, edhe disa muaj në trurin e tyre sepse ai ka ekzistu aty përvec mushkërive.

Dëmtimet më serioze që përshkruhen për Covid të gjatë, janë çrregullimet në kujtesë. Të mbamendjes, të kujtimit. Pastaj, personat e tillë, shpeshëherë janë të predisponumë, edhe për problemet e mpikjes apo koagolimit të gjakut”, thotë Ahmeti.

Një pjesë tjetër interesante, është tema e njohur dhe shumë e diskutueshme në vendin tonë: përdorimi i antibiotikëve.

Antibiotikët

“Rezistenca mikrobiologjike është problem shëndetësorë në nivel global. Profesor Lul Raka, punon shumë për testimet e rezistencave mikrobiologjike.

Kemi fillu të kemi probleme serioze, sidomos ndaj bakterieve të veçanta. Shkaqet janë të ndryshme, por një ndër arsyet janë përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve.

Ekziston në mentalitetin tonë, ndryshe është kur folim në teori, e ndryshe në praktikë.

Ndonjëherë, e shoh se mjekëve primarë edhe iu imponohet. Pacientët kërkojnë me ngulm, thonë s’më heqet temperatura pa e marrë një ineksion ose një antibiotik.

Përdorimi i pakontrolluar i antibiotikëve ose përdorimi i tyre në kohë të shkurtra, krijon mundësi të formojë forma rezistence, ku më edhe aplikimi i antibiotikëve më domethënës, nuk ka më efekt.

Në vendet tjera, shkohet me politika që një grup antibiotikësh të rezervohen nga përdorimi rutinor i tyre”, thotë Ahmeti.

Më poshtë, edhe dy tema – që mes shumë temash tjera – trajtuam me dr. Ahmetin:

“Ndryshimi i klimës, ndikon në përhapjen e sëmundjeve infektive meqë shumica janë të ndërlidhura me kushtet gjeografike dhe atmosferike.

Ndryshimi i klimës, sidomos në sëmundjet diarrale, ndikon shumë”, thotë ai.

Ditari i Pandemisë

“E kam përshkru çdo gjë në të është origjinal. Me emocione të papame, qëllimi im ka qenë ta përshkruaj edhe jetën emocionale të mjekut dhe pacientit. Arsyeja pse ka qenë motivi për me shkru, ka qenë ... e dimë fillimi i pandemisë. Më thirri një gazetare atëherë, me dhënë të dhëna, për variolën, në 72-tën kam qenë nxënës i shkollës fillore. Nuk kam të dhëna.

Sot në kohën e internetit nuk është problem me ditë për sëmundje. Por situatat emergjente është shumë interesant me e ditë. Cfarë masash do ndërmirreshin në raport me pacientin. Më ka lindë ideja më shkru, dhe i kam shkru gjithmonë pas orës 12 të natës sepse nuk kam pasë kohë para orës 12 të natës. Gjatë Covidit jemi pas bë njësoj, mandej teknikisht e kam përpunu pak, kur e kam shiku edhe një herë, më ka shkaktu shqetësime të mëdha sepse m’u duk që e përjetoja edhe njëherë Covidin.

Kam dashtë me lënë të dhëna nëse ndonjëherë i duhen dikujt, për situata emergjente, besoj se mund t’u shërbejë pjesa praktikë.

Masandej, ka të dhëna rreth trajtimit, ndodhive në botë, e kështu me radhë”, thotë doktor Ahmeti.

Intervista e plotë:

Lajme të ngjashme