Çka ka bë Mehmet Loci, e ka ditë Fadil Hoxha. Mehmeti s’ishte sëmundja, ishte simptomi
[Video-komenti: Berat Buzhala]
Mbrëmë ishte Mehmet Loci në Debat Plus, edhe i dridhi rrjetet sociale.
70 e kusur vjeç, tuj folë shqip, edhe m'tutke ngapak. Ani qysh e nënvizojke Rr-në. pRRRRRoceduRRRRRRa.
Paramendoni kur t'ka folë serbisht ky, me pendrek n'dorë, në far’ dhome të errët.
Shurra pikë-pikë t'ka pshtu.
Gjatë krejt intervistës e pata një moment kur isha në anën e tij, e jo në anën e të burgosureve politik. Kur i tha Ermali, se i ka rrehë do të burgosun se e kanë dashtë Enver Hoxhen.
Thash vete me veti, boll mire ua ke bë trullanave, kur çka me ni tash Mehmetin, tha: ateherë s’e kam dashtë, ama tash e du Enverin.
Aty e pata një dëshirë me t’i hy në studio, e për çdo flakaresh që e ka dhënë për Enver Hoxhen, me ia dhënë 3 tash.
N'fakt Mehmetin duhet me e rrehë, e para pse nuk e ka dashtë Enverin në vitin 1981, sepse me e dashtë në ate kohë Enverin, ti nuk je kanë tuj e dashtë diktatorin, por je kanë tuj e dashtë Shqipërinë, kurse me e dashtë sot Enverin, ti nuk je tuj e dashtë Shqiperinë, por diktatorin, emrin e perveçëm, qe ua ka nxi jeten shqiptareve.
Krejt problemin me Mehmet Locin, e qe besa edhe me Ermal Pandurin, e pata me mënyrën qysh e kanë realizu intervisten. Ermali e trajtojke Mehmetin, si t'kishte qenë Mehmeti themeluesi i Jugosllavisë, a fatkeqësia ke që Mehmeti e pranojke këtë lojë, folke si me pas qenë përnjëmend themeluesi i Jugosllavisë.
Kurse Mehmeti ka qenë thjeshtë dhe veç njëfarë burmaki, njëfarë ‘shtrafi’, njëfarë bire e fundit e kavallit, në Jugosllavi, po çfarë Jugosllavie, njëfarë bire e fundit e kavallit në Kosovë, po çfarë Kosove, në Pejë, fucking Pejë, ku është imitu Jugosllavia, është imitu UDB.
Se kush ka qenë Mehmeti, ma së miri kallëxoi, kur tha që merrke pjese neper gjykime, duke u paraqitë si gazetar i Tanjugut.
Këqyre ku është parodia, jo veç e Mehmetit, po e Jugosllavisë.
Krejt Peja e ka ditë qe ky Mehmeti është i UDB-së, që ka shkepë shuplaka në katin e tretë në SUP, ama kështu, është dashtë qe proforma me u paraqitë si korrospodent i Tanjugut, demek s’është ky UDB. A, realisht më të poshtër kanë qenë këta të Tanjugut, se keta te UDB'se, po nejse.
Masandej, tuj u mundu me u paraqitë kishe si i q*** nane, kallxoi tha nëpër krejt grupet i kena pasë shpiunat.
Normalisht qe i ka pasë, se i ka mytë dajak. Nëse grupi i ka pasp nja 20 veta, e ti i ke nxanë e ë i ke rrehë të 20'tit, dikush ka me u thy.
Jo çkado të rrehne, po i kanë bo llom. I kanë bo për lëkurë të dashit.
Qasi klloshari Mehmeti, sa e arsyetojke edhe dhunën në stacion të policise, ani pse teorikisht Kodi Penal nuk e ka parapa.
Thojke, qysh përveç Kodit, kanë ekzistu edhe rregulloret, demek me rregullore është leju. Mungesë flagrante e njohurive juridike, sepse nëse dhuna në hetuesi ndalohet me Kushtetutë, atëherë nuk ka ligj as rregullore që e lejon.
Mirepo anash kësaj, sendi që po më pengon mu, është qysh krejt çka ka ndodhë ne Kosovë, në vitet e 70’ta e 80'ta me u identifiku me Mehmet Locin, edhe ma nja’ 7 a 8, le të themi udbasha.
Brenda një shteti diktatorial qysh ka qenë Jugosllavia, e në kuadër të Jugosllavisë Kosova në pozitën më te keqe te mundshme, shqiptarët kanë qenë të dhunuar dhe diskriminuar në dy rrafshe, hem si qytetarë të Jugosllavisë, qysh kanë qenë edhe kroatet, edhe serbet, edhe sllovenet, pra ku s'ke pase demokraci dhe liri, e mandej edhe niherë ma teper veç pse je kanë shqiptar.
N'atë sistem tipat si Mehmet Loci janë veç vegla. Kuptojeni. Nuk ka ardhë me të rrehë Kryetari i Keshillit Ekzekutiv, a Kryetari i Lidhjes Komuniste, a Sekretari i Puneve te Brendshme, por ka ardhë me të rrehë Mehmet Loci.
Mirepo Mehmet Loci nuk ka qenë sëmundja, Mehmet Loci ka qenë simptomi. Pra, kot i gjuhemi Mehmetit, se mos me pas qenë Mehmeti, ish qenë Sheremeti.
Mehmeti nuk ka bo sene qe sekretari i puneve te brendshme nuk i ka dite.
Çka ka bë Mehmeti, e ka ditë Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukria, Kolë Shiroka etjjjjjj.
Me u marrë me Mehmet Locin është humbje e kohës.