Çitaku: Kurti ik nga Prokuroria qe disa muaj – për çfarë rendi e ligji flet ai? - NACIONALE

Çitaku: Kurti ik nga Prokuroria qe disa muaj – për çfarë rendi e ligji flet ai?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë në vitin 1999 për ta bërë Kosovën shtet të dështuar, as nuk i kanë prirë procesit të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë për ta bërë Kosovën shtet të dështuar. SHBA-të kanë investuar fuqishëm tash e 26 vite në Kosovë në të gjitha fushat. Të thuash se Dialogu Strategjik ka dështuar për shkak të këmbëngulësisë së zotit Kurti për rend, ligj e demokraci, thënë më së buti është qesharake, por në fakt, kur e thotë një njeri me peshë politike, është e turpshme. Vetë z. Kurti po i ikë prokurorisë tash e disa muaj. Shumica e ministrave të tij, nëse nuk kanë aktakuzë, janë nën hetime. Z. Kurti dhe klasa politike, përkatësisht grupi politik të cilin ai e drejton, e kanë shkelur me vetëdije të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për çfarë rendi dhe ligji, për çfarë demokracie po flet z. Kurti, i cili tash e pesë vite që është në udhëheqje të Qeverisë, ka kërkuar nënshtrim. Nënshtrim nga media, nga opozita, nga sektori privat e nga sindikatat. Është e turpshme që një njeri me peshë politike të deklarohet në atë formë”, thotw nwnkryetarja e PDK-sw, Vlora Çitaku.

Lajme të ngjashme