“Çikën 17 vjeç na ka marrë një taxist 50 vjeçar” - Dy prindër i rrëfejnë Nacionales, gazetarja telefonon të dyshuarin
Dy prindër, tash e një muaj janë në kërkim të vajzës së tyre 17 vjeçare. Të dy janë të bindur se vajzën i’a e ka marrë një person i cili ka punuar si taxist në një prej firmave në kryeytet, i cili sipas tyre i takon moshës 50 vjeçare.
Ani pse rasti është paraqitur edhe në Polici, ende nuk dihet vendndodhja e tyre.
Para pak ditësh, vajza u ka dërguar mesazhe familajrëve duke ju thënë se “është e lumtur me burrin e saj”.
"Po kam frikë që po i jep drogë ose raki", tha nëna e vajzës.
E babai i vajzës thotë se dëshiron që vajza ti kthehet.
"Policia më kanë thënë edhe 3-4 ditë, e gjejmë e gjejmë, nuk po interesohen aspak fare... Një muj ditë nuk kemi folë, as me ditë a është gjallë apo e vdekur".
Ne kemi siguruar disa numra të personit të dyshuar, dhe provuam të biem në kontakt me të.
VIDEO: