Çfarë kërkoi Vuçiq nga Kina e Rusia për tensionet në veri - NACIONALE

Çfarë kërkoi Vuçiq nga Kina e Rusia për tensionet në veri

10 muaj më parë

nga Miranda Shala

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia), si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Pas takimit raportohet se Vuciq ka theksuar se, "lëvizjet e njënashme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komuniteti serb, gjë që distancon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon".

Veç ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, Vuçiq është takuar edhe me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze në Beograd, ku ka kërkuar ndihmën e tyre në lidhje me tensionet e fundit në veri.

Ndërkohë, kjo situatë gjerësisht po shihet si një dhuratë për Vuçiqin. Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka thënë se këto ngjarje më së shumti e ndihmojnë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në listën e personave që kanë të njejtin mendim është edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e po ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bërë me dije se sa më shumë zgjasin këto tensione aq më shumë dëmtohet Kosova.

Më shumë detaje në VIDEON e bashkangjitur më poshtë:

Lajme të ngjashme