Buta pranon fajin për narkotikë dhe armë para gjykatës, lirohet nga paraburgimi - NACIONALE

Buta pranon fajin për narkotikë dhe armë para gjykatës, lirohet nga paraburgimi

9 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Betim Januzi, reperi i njohur me emrin artistik Buta, ka dalë sot para gjykatës në Ferizaj për veprat penale: posedim i narkotikëve si edhe armëmbajtje pa leje.

Buta pranoi fajësinë, ku gjithashtu tha se ndihet i penduar dhe se përdorimi i narkotikëve është shkak i dobësisë së karakterit të tij.

Prokurori i rastit lexoi aktakuzën me të cilën ngarkohet i pandehuri Januzi.

Në fund, gjyqtarja e rastit e refuzoi pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit dhe, pas kërkesës së avokatit, të akuzuarit i ndërpreu masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme