Burrat te Rugova, Rinia me ekspozitë, Gratë në restorant - çka ndodhi në festën e 33 vjetorit të LDK-së
Është partia më e vjetër në Kosovë. Me 23 dhjetor LDK-ja festoi themelimin e saj. Dita e festës nisi qysh në mëngjes. Kryetari i LDK-së Lumir Abdigjiku me bashkëpunëtorë bëri homxhe te varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova që edhe është themelues i partisë.
Më pas, para mesditës, për themelimin e partisë, Forumi Rinor i LDK-së i udhëhequr nga Paris Guri organizoi një ekspozitë me titullin “30 vjet LDK” në të cilën shfaqën piktura dhe vizatime të nxënsave të shkollave fillore dhe të mesme nëpër Kosovë.
Shumica e vizatimeve ishin protrete të Rugovës. Aty Paris Guri tha se “paqja është gjëja kryesore që të rinjt e LDK-së” ende e ndjekin si model dhe inspirim nga themeluesi i LDK-së, Ibrahim Rugova.
Më vonë, pasdite, në një hotel, u mblodh Forumi i Grave të LDK-së. Aty folën për rolin e gravve të LDK-së në politkën dhe shoqërinë kosovare. Ndiqeni videon se çka ndodhi në ditën kur LDK-ja festoi 33 vjetorin e themelimit.