Brenda institucionit të shtetit mbyti gruan, ia pIagosi vëllain dhe kanosi një punëtore: Çfarë shteti është ky? - NACIONALE

Brenda institucionit të shtetit mbyti gruan, ia pIagosi vëllain dhe kanosi një punëtore: Çfarë shteti është ky?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një 21-vjeçare u vra të premten brenda një institucioni shtetëror nga ish-burri i saj. Ajo kishte shkuar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj për ta marrë fëmijën. Ishte bashkë me të vëllain 15-vjeçar, ndoshta se s’ndihej ashtu-kështu e sigurt. Aty shkoi burri i saj me revole. E qëlloi për vdekje. Ia plagosi vëllain. Dhe e kanosi një punëtore të QPS-së.

Çka dihet tjetër për rastin?

I dyshuari me inicialet V. A. është arrestuar tashmë nga Policia. Ai është 36-vjeçar, pra 15 vjet më i moshuar se ish-gruaja të cilën e vrau.

Për motivin ende nuk dihet gjë. Por, pjesë qendrore e këtij motivi është pa dyshim se ai ishte burrë e ish-gruaja ishte grua si gjini.

Nga ato që thuhen nëpër media, del se para se të ndodhte e gjithë tragjedia kishte pasur bërtima e fyerje. Paraprakisht, vrasësi e kishte marrë fëmijën dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij, në kohën që i lejohej ta bënte këtë gjë. Dhe si duket, kur është kthyer është kthyer i mllefosur.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme