S’dorëzohet Peja, shënon fitore të vonshme dhe barazon serinë ndaj Yllit - NACIONALE

S’dorëzohet Peja, shënon fitore të vonshme dhe barazon serinë ndaj Yllit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Peja ka shënuar fitore në sekondat e fundit për ta barazuar serinë në 2:2 ndaj Golden Eagle Yllit.

Skuadra pejane fitoi me rezultat të ngushtë 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22).

Ylli e nisi shumë më mirë, duke dominuar në çerekun e parë dhe e mbyllur me gjashtë pikë epërsi 26:20. Mirëpo, Peja u këndell në çerekun e dytë duke e fituar me pesë pikë epërsi 21:26, kësisoj pjesa e parë përfundoi me rezultat 47:46.

Çereku i tretë ishte më i ngushtë, me dy skuadrat që u treguan më të kujdesshme dhe rezultati doli të jetë 15:13 në të mirë të vendasve.

Megjithatë, Peja s’u dorëzua duke e fituar çerekun vendimtar me katër pikë dallim 18:22, andaj duhet të zhvillohet edhe një tjetër përballje për ta mësuar finalistin që përballet me Trepçën.

Më i miri në ndeshje ishte Gëzim Morina me 38 pikë ndihmuar nga Alonzo Verge Jr i Yllit me 35 pikë, 10 topa të kthyer dhe 12 asistime, derisa te Peja u dallua Davis me 32 sosh.

Lajme të ngjashme