Altin Dumani e ka gjunjëzuar Shqipërinë. Ai po e bën punën e tij, por a është kjo rruga e duhur? - NACIONALE

Altin Dumani e ka gjunjëzuar Shqipërinë. Ai po e bën punën e tij, por a është kjo rruga e duhur?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe po të ishte i pakorruptuar, Erion Veliaj as për së afermi nuk osht lloji i politikanit tem të preferumë. Nëse e porositë Xhastin Trudonë e Kanadasë, përmes platformes kineze të tregtisë elektronike, përgatitu se ka me te ardhë diqysh ne formën e Erionit.

Problemi osht qe mu nuk më pelqen as modeli i Trudos, kurse imitimet e tij jo se jo. Këta janë kjo raca e politikanëve që i perdorin figurat e bukura të internetit, emoxhit, per me t’i ilustru projektet e dyshimta dhe korruptive.
Këta janë një lloj i politikanëve që punojnë me algoritma të Google’it, Facebook’it dhe platformave të tjera. Këta edhe vishen, edhe zhvishen, edhe ushqehen edhe axhërojne, qysh ktyne ua merr mendja që janë preferencat e publikut, ose qysh këtyne ju kallxojnë kompanitë e specializume të marketingut ose propagandes.

Këta mbjellin pemë gjatë javës nëpër pashallaqet e tyre, atje ku sundojnë, i incizojne dhe inxhinjerojnë ato sipas metodave më te fundit, kurse i transmetojnë ato pamje, në bashkëpunim me mediat e korruptume, kurdo që ata mendojnë që osht momenti i duhur. Ka dicka te këta njerëz që t’bon me vjellë. Besoj gjithashtu qe janë edhe të korruptumë deri në fyt.

E bona gjithë këtë digresion, gjithë këtë hymje, për mos me lanë vend për dyshim se cilat janë pikëpamjet e mia për kryetarin e Tiranës, në mënyrë që me pasë mundësi tash pa u frikësu që paragjykohna, me shprehë indinjatën tem për mënyren se qysh i kishin dalë në prite disa dhjetëra qytetarë e disa qindra kamera, në momentin kur Erioni po ia mesynte derës së prokurorise speciale te Shqipërise, i njohur si SPAK, ku ishte ftu per t’u pergjigjur për aferën e inceneratoreve.

Në kushte normale, hakmarrja ma e madhe kundër Erionit do të kishte qenë qe atij t’i mundesohej ne heshtje defilimi prej vetures deri ne deren e SPAK’ut. Kurrgjo nuk e kish demtu ate me shume se sa thjeshte te ndiqej nga distanca me kamera, duke mos e trazu, duke mos e nxite te reagoj. Ajo rrugë kish me ju dokë e gjatë disa kilometra. Ai do të duhej te lihej i shoqëruar vec me mendimet e tij.

Në një shoqëri demokratike llogaridhënia e njerëzve të pushtetshëm, mungesa e imunitetit për ta, osht alfa dhe omega. Kur llogaridhania shoqërohet me turma që klithin prej anash, që shajne, që janë te gatshëm edhe për me të sulmu fizikisht, përpara se ti futesh në atë derën qe osht kompetente për me ta nxjerrë yndyren, atëherë nuk kena të bojmë me drejtësi, por me linç.

Kjo bohet edhe ma e shëmtume, kur zanat qe nxisin turmat kundër kundërshtarit politik, motiv nuk e kanë drejtësinë, por hajninë.

Drejtësia, nëse nuk osht e ftoftë, nëse nuk osht me sy te mbyllun, nuk osht drejtësi. Drejtësia qe ka pasion brenda vetes, nuk osht drejtësi, osht hakmarrje. Osht përpjekje për me ndiku në drejtësi, e jo me ndihmu ato.

Kqyr, ne thelb shoqeria shqiptare osht e korruptume. Korrupsioni te shoqeria shqiptare osht kulturë. Kjo cka po e tham, nuk e shfajëson politiken. Përkundrazi, ata qe e kane per mandat te vetin me i ndryshu trendet, vec u jane bashku trendeve.

I korrputume deri ne palcë osht kanë Ahmet Zogu, i korruptume dhe kriminal osht kane regjimi i diktatorit Enver Hoxha. Vazhdojme ma tutje. Per shembull, une kurre nuk mund ta imagjinoj Sali Berishen tuj kerku bakshish, per noj pune qe e ka kry, tuj e kerku tallin, mirepo cdo gja nen doktorrin, si nga familja biologjike edhe ajo politike, osht kane e korruptume.



Doktorri e ka dite e nuk e ka ndale. Jo vec qe nuk e ka ndale, por edhe i ka shiju personalisht frytet e korrupsionit. Osht rrezite dhe ka bo plazh ne beneficionet qe t’i mundeson korrupsioni.

Saktesisht njojt mendoj per Edi Ramen. Nuk muj me paramendu Edin tuj e kerku perqindjen e tij per nje rruge a per nje projekt. Nuk muj. Ky nuk osht vec percepcion, kjo cka po tham osht edhe informate. Mirepo cdo gjo perfuni Edit, cdo zyre tjeter, pervec zyres se tij, ka kundermu pastrim parash, korrupsion dhe krim.

Harrova me permen, themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemail Beu osht dyshu per korrupsion. Per kete ka fole gjeresisht Faik Konica.

Kultura jone i ka rranjet te nje perandori e Bakshishit, cfare osht kane Perandoria Osmane, e Babes Sulltan. 4-500 vjet nuk jane 4-5 vjet, as 4-50 vjet. Osht kane e pamundshme qe prej asaj perandorie me e trashegu vec fene. E kena trashegu edhe bakshishin, edhe adetet edhe zakonet, sado qe sot zyrtaret jane te veshun dhe pispillosur sipas manireve Perendimore.

Gjithashtu, me duhet ta them, edhe keta hajnat dhe te korruptumit, i kane bo do pune te mire. Me gjithe keto veshtiresi dhe me gjithe kete tymnaj, Shqiperia ka ece perpara. Osht ne NATO, osht ma afer Bashkimit Evropian, ka infrastrukture ma te mire, osht vend ma atraktiv per me u vizitu. Bile, une hic nuk jam i sigurte, nese per shembull t’ish kane dikush tjeter ne pushtet, Shqiperia ish kane ma pak e korruptume.

Gjasat jane ma te mëdha qe sistemi e ndryshon individin, e jo anasjelltas.

Nje sistem i korruptume e korrupton individin. Nese jo ate personalisht, ja korruptune djalin, vellaun, grune, ekipin. Osht ne ADN’ne tone, tashme jo vec si shqiptare, a si osman, me i bo vetes dhe te afermeve tone privilegje. Joe Biden po e mbron me krejt fuqine qe e ka nje djale qe tash osht e deshmume qe nuk i ka pagu taksat.

Une aspak nuk ju besoj ketyne fundamentalisteve kunder korrupsionit. Bile perkundrazi. Zakonisht lufta e paepur kunder korrupsionit shpie ne totalitarizem dhe diktature, qysh e ka cu Kuben, Iranin, e as per ate pune edhe Shqiperine e Enver Hoxhes. Per cdo jave Kim Jong Un’i e pushkaton ka nje hajn.

Prandaj, e kam nje pershtypje qe ne Shqiperi, tuj deshte me e myte kancerin, dojne me e myte edhe pacientin. Prokurorise dhe SPAK’ut ja kane ngarku nje peshe shume ma te rande, se sa mundet me e cu. E di qe osht shume seksi retorika. Jane seksi edhe arrestimet dhe intervistimet, por kur kjo gjo kthehet ne nje sport mbarekombetar, madje ne sportin e vetem, kjo vjen e bohet e damshme.

Per me kane lufta e korrupsionit e suksesshme, duhen nje vister masash tjera. Edhe me e vjerre Erionin ne shesh, qe me marre nasihat krejt hajnat tjere, prape ka me vazhdu korrupsioni, vec ka me kalu te nje person tjeter.

Fatkeqesisht Shqiperia po don me e suspendu shtetin dhe cdo aktivitet tjeter, ne emen te kesaj lufte. Per me kane e suksesshme kjo lufte, mjafton me e pase seriozisht. Une e kam nje bindje qe atje osht gjete nje Eliot Nes, qe e ka emnin e Altin Dumanit, mirepo Amerika nuk e ka pase vec Eliot Nesin. Jane nje vister hallkash tjera, me te cilat punohet paralelisht, nese qellimi i drejtesise nuk osht hakmarrja.

A po me kallxon dikush, qe po e nxojme qe arrestohen krejt keta njerez, kush ka me udheheqe Shqiperine? Altin Dumani?

Shqiperia osht tuj kalu prej nje shteti deri dikund te padrejte dhe te korruptume, me nje zhvillim proporcional, bile ma te nalte se rajoni, drejt nje shteti pa koncept dhe pa qellim. Ose vec me nje qellim: Me ndertu burgje.

Kjo osht absurde.

Nje shtet normal nuk ka iluzione qe e asgjeson korrupsionin, por qe e kontrollon ate.

Kjo cka po e tham une nuk osht popullore, por osht zgjidhja e vetme e mundshme dhe reale.

M'erdh shume keq kur i pashe pamjet e Erion Velise duke shku ne prokurori.

Lajme të ngjashme