Bojan Jevtiq: Punën si toger i Policia e Kosovës e kam kryer me ndershmëri - NACIONALE

Bojan Jevtiq: Punën si toger i Policia e Kosovës e kam kryer me ndershmëri

3 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Bojan Jevtiq, i akuzuar për spiunazh nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dalë para Gjykata Themelore në Prishtinë.

Jevtiq ishte arrestuar në vitin 2025, nën dyshimin se kishte dhënë informacione të rëndësishme për Republikën e Kosovës tek BIA, duke rrezikuar sigurinë e vendit.

Para gjykatës, Jevtiq deklaroi se detyrën e tij si zyrtar policor e kishte kryer me ndershmëri.

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, prokurori Bekim Kodraliu dorëzoi në gjykatë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të arritur ndërmjet Prokurorisë dhe të akuzuarit Jevtiq.

Në seancë, Jevtiq deklaroi se marrëveshjen e kishte arritur pa presion dhe me vullnet të lirë. Pas kësaj deklarate, gjykata aprovoi pranimin e fajësisë.

Lajme të ngjashme