Binomi Kurti-Albulena Haxhiu që s’e njohin drejtësinë
Drejtësinë e pengon ti, ministre (Albulena Haxhiu). Pasi kaluan 4 vjet dhe nuk morën asnjë hap kualitativ drejt reformës në drejtësi, binomi Kurti-Haxhiu në fushatë po e vërtetojnë që, jo 500 mijë vota, por edhe 1 milion e 500 mijë vota, këta nuk mund ta reformojnë drejtësinë, sepse nuk dinë.
Haxhiu me ekipin e saj ka dështuar të shkruajë edhe një ligj të reformës ashtu siç duhet. Le ta shohim çfarë po thotë?
Për të ndaluar pak.
Shpejt, sepse kur flet, duket sikur ka bërë ndonjë arritje. Ligjin për Byronë, edhe ekipi i saj e ka shkruar gabim. Kushdo që është jurist dhe e dëgjon këtë video e di, por ju që nuk jeni, mund të pyesni ndonjë jurist që e keni afër.
A e dini pse është hipokrizi të flitet kështu, edhe pse po mashtron? Sepse, kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Byronë, kjo nuk tha se ligji ishte shkruar mirë. Por ato katër nene që ishin esenciale për rrëzimin e ligjit, Haxhiu i ka ndryshuar. Madje ajo ka thënë se ndryshimet përkojnë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, nuk është kështu. Edhe këtë ligjin e ri që kanë hartuar, gabim e kanë, por ndoshta herën tjetër do t’ju tregoj me nenet dhe paragrafet ku kanë gabuar.
Pikërisht. Kjo është puna e prokurorisë. Të merret me korrupsionin, me rezervat shtetërore, me KEK-un dhe Nagip Krasniqin, Dejona Mihalin dhe Martin Berishajn, me 80 milionët te Ministria e Liburn Aliut.
Ja sa di Albulena Haxhiu.
Ja ku qëndron niveli. Nuk arrijnë në nivelin e saj prokurorët, sepse ajo di se si t’ia kthejë. Po thoni a dëshiron të bëhet prokurore? Po, hajde nxirr një aktvendim për pushimin e hetimeve për Rozeta Hajdarin. Po, hajde. A di të hartosh aktvendim? Ose lëre kompjuterin aty dhe thuaj: "Hajde, vetëm hartoje një aktvendim për të pushuar hetimet, sepse nuk i ka mbyllur", kjo nuk di.
Hajde ti tani.
Çfarë?
Fol pak për drejtësinë...
Po.
Mos na fol fare, vetëm fakti që ai i beson Albulenës për drejtësi flet mjaftueshëm. Katër vjet në qeveri, nuk ka as Byro, as Veting, as reformë të Këshillit Prokurorial, ka vetëm tepsi dhe vaj. Dhe tani flasin për një DREJTËSI TË RE. Cila, bre? Me juve? Pas 12 vjetësh me juve, ju nuk mund të nxirrni as një macë nga përsheshi. Jo që nuk doni, por thjesht nuk dini.
Po dy-tri fjalë edhe për Sveçlën. Xhelal Sveçla, gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, përdori gjuhë fyese ndaj opozitës.
A e dini ku e ka marrë këtë shprehje?
Kjo shprehje është e njohur dhe është përdorur nga zyrtarë të lartë politikë dhe ushtarakë të Iranit si kërcënim për zhdukjen e Izraelit. Ishte viti 2011, kur Amir Ali-Hajizadeh, atëherë komandant i Departamentit të Aerohapësirës të Rojave Revolucionare të Iranit, njësi elitar i ushtrisë iraniane, kishte kërcënuar Izraelin me zhdukje, duke përdorur pikërisht shprehjen “në bërllokun e historisë”.
Në rast të një sulmi ndaj qendrave bërthamore të Iranit, "Irani do ta hidhte Izraelin në shportën e bërllokut të historisë".
Pra, nuk bëni nder këto shprehje, ministër, mos flisni kështu. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Presidentin e Amerikës, kushdo që të jetë ai.