Berat Berisha del para Gjykatës së Apelit, i dënuar për vrasjen e xhaxhait në Malishevë
Berat Berisha, i dënuar më 19 vite burg nga shkalla e parë e gjykatës, për vrasjen e xhaxhait të tij, ka dal sot para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur në prill të vitit 2023, në Kjevë të Malishevës.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, bëhet e ditur se e gjith ngjarja ka ndodhur si shkak i një gypi të betonit.
Pas vendimit të shkallës së parë, ani pse rasti ishte në rigjykim, kanë parashtruar ankesë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, mbrojtësi i autorizuar i palës së dëmtuar, si edhe mbrojtësi i të akuzuarit.