Beatrisa takon në marshin e 8 marsit një burrë motra e të cilit është zhdukur qe pesë vjet - NACIONALE

Beatrisa takon në marshin e 8 marsit një burrë motra e të cilit është zhdukur qe pesë vjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më marshin që u mbajt në Prishtinë, i përvjetshëm tashmë, nën moton “Marshojmë s’festojmë’, gazetarja e Nacionales ka biseduar me disa pjesëmarrës.

Njëri nga ta, ishte vëllai i një vajze të zhdukur prej pesë vitesh.

‘Motra është e zhdukun, për motrën kena dalë. Drejtësia kërkund nuk është. Nuk po punon Prokuroria për rastin e motrës edhe domethenë qëkjo është. Jemi në kërkim qe 5 vjet. Prokuroria nuk është tuj punu hic. Ishalla prej tash bëhet dicka. Dyshohet se është e vrarë prej burrit të saj, prej 31 mars 2019. I vetmi njeri i fundit që ka nejtë me të, është ai. Na e kemi kuptu mas katër muajve, na ka thirrë ai në telefon na ka thënë është zhdukë.

Me qët prokurori që është nuk kemi kurrfarë shpresash, krejt na kanë hupë shpresat’, rrëfen ai.

Ndiqeni videon më poshtë, për më shumë.



Lajme të ngjashme