'Amerika s'mundet pa Turqinë', 'Erdogani e ka shpëtu Kosovën'- Pse turqit e Kosovës 'rrinë pa gjumë' për Erdoganin? - NACIONALE

'Amerika s'mundet pa Turqinë', 'Erdogani e ka shpëtu Kosovën'- Pse turqit e Kosovës 'rrinë pa gjumë' për Erdoganin?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Përderisa nga rezultatet nuk pati një fitues me liderin aktual Recep Tayyip Erdogan që mori më pak se 50% të votave, ai do të përballet në balotazh me kundërshtarin Kemal Kilicdaroglu.

Nga raportimet që janë bërë në Nacionale në lidhje me këto zgjedhje është vënë re një entuziazëm i madh në mbështetje të Erdoganit. Prandaj, për të marrë komentet e qytetarëve për këto zgjedhje, nga Nacionale kemi vizituar komunën e Mamushës, e banuar me turq vendas.

Personat e pyetur nga gazetarja, kanë treguar arsyet e tyre se pse ka kaq shumë rëndësi fitorja e Erdogan.

“Është ndryshe, është lider”,- ka thënë një nga të intervistuarit, ndërsa një tjetër ka treguar se ka kaluar 2 ditë pa gjumë nga frika se Erdogan mund të humbë.

Për më shumë detaje, ndiqeni VIDEON E PLOTË:

Lajme të ngjashme