"Allahile pse ja keni inati Albinit?" - Gazetari i Nacionales me pyetje provokative për Buzhalën dhe Molliqajn - NACIONALE

"Allahile pse ja keni inati Albinit?" - Gazetari i Nacionales me pyetje provokative për Buzhalën dhe Molliqajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një nga personazhet më të komentuara të jetës politike në vend, Dardan Molliqaj, e ka tashmë kohën e tij sa herë që ish-partiaku i tij Albin Kurti, tash kryeminstër, bënë veprime që bien ndesh me ato që i ka proklamuar për vite sa ka qenë në opozitë. Një nga to është edhe formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kur Molliqaj erdhi në zyrën e Berat Buzhalës para se të hynin në studio për të intervistuar, gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi, shkoi aty për t’i bërë disa pyetje që siç thotë ai vet në storie “Berati nuk mund t’ia bëjë”.

Njëra prej tyre pyetjeve ishte edhe ajo që shumë njerëz në komente nëpër rrjete sociale pyesin, “pse ja keni inati kaq shumë Albinit?”.

Të tjera pyetje të cilat gazetari i bëri Molliqajt ishte edhe ajo nëse “i ka ngelur merak që doli nga VV-ja pak para se ajo të hynte në pushtet” dhe nëse “e mendon ndonjëherë se do tash do të ishte minsitër, psh në vend të Xhelal Sfeçles”.

Ndiqeni intervistën për të kuptuar më shumë rreth pyetjeve që Molliqaj dhe Buzhala i dhanë para se të hynë në intervistën që mund ta ndiqni sonte në orën 21:00 në RTV 21.

Lajme të ngjashme