“Ai ahmaki në therra me myt Ganinë", banori i Gllogjanit dëshmon për rastin tragjik ku humbën jetën tre persona - NACIONALE

“Ai ahmaki në therra me myt Ganinë", banori i Gllogjanit dëshmon për rastin tragjik ku humbën jetën tre persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Pejë, ka vazhduar gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Për njërën nga vrasjet më të kobshme e më të mistershme, ku ishin vrarë shoferi i autobusit e dy nxënës 17 vjeçar.

Në këtë seancë ka dëshmuar një banor i Gllogjanit. Dëshmitari ka rrëfyer për një bisedë që e ka dëgjuar para se ë ndodhte krimi.

Brenda gjykatorës u lëshuan në shpjegime të hollësishme në lidhje me rastin, pas pyetjeve të njëpasnjëshme të avokatëve, Arianit Koci e Kosovare Kelmendi.

Video:

Ndryshe, Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Lajme të ngjashme