A të përgatitë fakulteti për tregun e punës? - NACIONALE

A të përgatitë fakulteti për tregun e punës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gent Shala, në emisionin TOK me gazetaren Donika Gashi tha se në Kosovë mungon kultura e punës. Si dhe pas fakultetit studentët nuk janë të përgatitur për tregun e punës, shkaku mungesa e stazhit. E në mungesë të stazhit, rezulton që studentët nuk janë të përgatitur për treg të punës pas diplomimit.

Ai tregon se për stazh pati dhënë propozim para 5 viteve, në një takim me disa biznese dhe rektorin e UP-së, ku bizneset kishin dhënë sygjerime se si të integrohen studentët në vendin e punës.

"Unë e dhashë një propozim, thash pse nuk vendos Univeristeti i Prishtinës që të gjithë studentëve me ju thënë që në momentin kur e përfundojnë vitin e parë, e keni të detyrueshme, në pushimin veror të paktën një muaj me bë stazh të punës".

Ai tha se kjo bëhet në shtetin gjerman më shumë se një muaj. E përfundimin e një stazhi të tillë, Shala e sheh si shumë pozitiv pasi krijon eksperiencë.

"Gabimi më i madh që bëhet nga fakultetet, edhe prej qendrës së karrierës është që nuk bashkëpunojnë me biznese. Trendet i vendosin bizneset, jo fakultetet, fatkeqësisht. Kjo është në krejt botën. Kompanitë e mëdha, japin shumë para për hulumtim dhe zhvillim".

A dinë të shkruajnë CV gjeneratat e reja ?

Shala thotë se të rinjët nuk dinë të shkruajnë një CV. Ani pse është shumë e lehtë ta bësh një gjë të tillë, vetëm ta njohësh gjuhën angleze e të hulumtosh.

"Shumica e të rinjve nuk dinë anglisht. Arsyeja është se ne nuk kemi nevojë me zbulu asgjë në ditën e sodit. Ne veç duhet me hulumtu, është google, është youtube. Tash shumica e përmbajtjes është në gjuhën angleze, krejt çka të mjafton është me ditë me lexu edhe me kuptu".

Tutje, Genti thekson se ka persona që shkojnë në intervistë shumë të papërgatitur.

"E dyta, është krijuar njëfarë kulture tek ne që hajt veç shkon, hajt se nxirresh. Jo, definitivisht jo, në shumicën e kohës kur ne kemi persona në intervistë, thotë "më fal për cilën kompani kam aplikuar se nuk po më kujtohet".

Lajme të ngjashme