A po i 'lariten’ Kurti e Hamza njëri-tjetrit? Kurti e uron për zgjedhjen si kryetar, pasi Bedri Hamza tha se nuk ka vija të kuqe - NACIONALE

A po i 'lariten’ Kurti e Hamza njëri-tjetrit? Kurti e uron për zgjedhjen si kryetar, pasi Bedri Hamza tha se nuk ka vija të kuqe

9 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Bedri Hamza është zgjedhur dje kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, një ditë që shënon një kthesë të rëndësishme për këtë subjekt politik.

Urimet për postin e ri nuk munguan, por ndër më të rëndësishmet ishte ai i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot doli me një mesazh publik për Hamzën.

Përveç urimit formal, Kurti theksoi se do të vazhdojnë angazhimin për bashkëpunim korrekt institucional, “në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.”

Nga ana tjetër, Bedri Hamza, tashmë në krye të PDK-së, doli para mediave menjëherë pas zgjedhjes së tij.

Në një deklaratë që u interpretua si një hap drejt fleksibilitetit politik, Hamza tha qartë se “nuk ka vijë të kuqe me asnjë parti politike.”

Ai shtoi se PDK-ja nën udhëheqjen e tij mbetet e hapur për bashkëpunim, pavarësisht dallimeve me subjektet e tjera politike.

Këtë qëndrim Hamza e shpalosi me tone të vendosura, duke nënvizuar se interesat e qytetarëve dhe të shtetit do të jenë prioriteti i tij kryesor.

Lajme të ngjashme