A e ngon Edi Rama Baton Haxhiun, ku e gjeti bash Batonin, pse bash Batonin? - NACIONALE

A e ngon Edi Rama Baton Haxhiun, ku e gjeti bash Batonin, pse bash Batonin?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

"Sali Berisha thotë ju e merrni në mbrojtje Batoni" – i thotë Berat Buzhala, Edi Ramës.

“Ku e mbroj Batonin? Unë nuk kam mbrojtë Batonin. Nëse i referohet pyetjes që më bëri Blendi lidhur me Erionin”, thotë Rama.

“A po e shuan një kuriozitet të kosovarëve, a e ngon Rama Batonin, sa është i afërt Rama me Batonin, pse e ka gjetë bash Batonin?” – vazhdon tutje Buzhala.

Dhe përgjigja e Ramës si më poshtë, është kryekëput ironike:

“Kam përshtypjen që ti dhe Batoni jeni shumë të afërt në një pikë, sa më shumë t’ju bien aq më shumë ekzaltoheni.

Nuk e kam mbrojtë Batonin, thjeshtë kam thënë se goditjet e gazetarëve me emër ad-honimem, thjeshtë nuk janë mirë.

Jemi sqaruar me Yllin (Rakipin), madje është rasti i vetëm që unë kam çu një gazetar në gjyq dhe pastaj kam tërheq. Nuk du ta jap përgjigjen ekzakt cka është rasti sepse nuk du t’i kthehem asaj historie. Ylli është një gazetar veteran, ka pozicionet e veta në mënyrë përgjithësisht si të thuash të vazhdueshme, nuk po them gjithmonë kundër dhe nuk kam asnjë problem.

Për Batonin, do të vërtetën?

Tani, punojmë të dy si agjentë të Serbisë dhe paguhemi nga strukturat e vjetra të Serbisë dhe kjo është arsyeja pse na hahet aq shumë muhabeti, tani nuk mund të ta fshehë këtë, nuk kam çka bëj.

Paguhemi dhe arsyeja pse unë i dola në mbrojtje ishte se mora direkt instruksione nga Beogradi që thuaj Erion Velisë që ti e ke gabim, po ishte për të mbrojtë Batonin”, thotë ai.

Intervista e plotë me Edi Ramën:

Lajme të ngjashme