A e dini që uji Dea është më i sigurti në Kosovë? Ushtria amerikane e përdorë në krejt botën
Dy gazetarët e Nacionales, Berat Buzhala e Burim Pacolli së fundi kanë qëndruar për vizitë në fabrikën e ujit “Dea”.
Atje ata kanë parë nga afër teknologjinë e fundit prej ku del uji i cili përdoret nga ushtarët amerikanë e Ambasada Amerikane.
Njëri nga drejtuesit, Albani, para kamerës u shpreh:
“Teknologjia e fundit, teknologji gjermane, është komplet prcoesi automatik, kurgjë me dorë nuk preket. Kemi fillu në vitin 2004”.
Ndërkohë, Berati e Burimi atje panë se si shishja ndërtohet nga një epruvetë e vogël, dhe se si të njëjtave, u bëhet filtrimi i ajrit që most ë ketë bakterie, duke pasur kështu një sistem komplet të siguruar.
“Kjo është teknologji e tretë që e përdorim, nga viti 2020, tash është një teknologji e re, pak më e avancume se kjo, kjo prodhon rreth 20 mijë shishe në orë. Kemi marrëveshje me organizatat e huaja…” – tha Albani.
Më pas, Berati u shpreh:
“Mu, po të tregoj drejt, kur i kam parë në ambasadë amerikane, e KFOR-in amerikan, kam thënë poget këtë duhemi me pi”.
Nga kompania, treguan se kanë kontratë me KFOR-in amerikan dhe ushtrinë amerikane në shtetet jashtë Kosovës.
“Na kemi kontratë edhe me KFOR-in amerikan, edhe me ushtrinë amerikane. Kemi direkt me ushtrinë amerikane për shtete jashtë Kosovës, sepse furnizojmë komplet Evropës, Sllovaki, Romani, Kroaci, Gjermani, Kroaci, në Maqedoni, Shqipëri. Për momentin jemi i vetmi ujë i certifikum prej ushtrisë amerikane për furnizim”.
“Në vitin 2006 kanë ardhë dhe kanë bërë dy vjet analiza, edhe na kanë certifiku, dhe na tash mundemi me i furnizu komplet ku ka nevojë. “
“Vetëm në Gjermani diku mbi 50-60 mijë euro në vit bëjmë analiza.” – ka thënë Albani.
Tutje, ai ka treguar edhe për burimin e uji natyral dhe atij mineral.
“Uji vjen prej kodrës mbrapa fabrikës, është burimi. Qysh të del prej tokës, nuk shtohet asgjë. Uji mineral e kemi që bëhet afër fabrikës, ajo do pak përpunim…Uji natyral, 200-300 metra thellë është burimi.
Eksportojmë në Maqedoni, në Austri edhe në Serbi në pjesët shqiptare”.
Ndërkohë, produkti para se të dalë për shitje, rri 72 orë në deponim ku u bëhen analizat në laboratorë prej të cilëve, mund të ndiqni po ashtu pamje brenda videos.
“Këtu e kemi deponimin, 72 orë rrin produkti këtu, sepse para se me dalë ia bëjmë analizat, e kemi laboratorin e certifikum dhe të akreditum.
Kemi kontrolla të vazhdueshme prej amerikanëve, përpara cdo një muaj, tash një herë në vit sepse e kanë fitu besimin, vijnë bëjnë auditim komplet dy ditë”.