A do të hyjë Samir Mane në politikë? Çka mendon për Edi Ramën? - NACIONALE

A do të hyjë Samir Mane në politikë? Çka mendon për Edi Ramën?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Biznesmeni Samir Mane e përshkruan kryeministrin shqiptar Edi Rama, si njeri vizionar, sidomos sa i përket aspektit të turizmit.

Rreth pyetjes së Beratit, se a synon Mane politikën, ai thotë se ‘për momentin nuk ka asnjë ambicie për t’u kyçur në politikë’.

S’kam ndonjë interes, dikur mund të më zgjohet interesi por për momentin nuk kam ndonjë interes.

Nuk paragjykoj asnjë që punon më qeverinë sepse në cdo cep të planetit, biznesmenët punojnë me Qeverinë.

Puna e kryeministrit Rama: vizionar, sidomos në punën e biznesit të turizmit. Është ky komenti që kam për të.

Vështirë të thuash për kryeministrin që çalon diku, por natyrisht gjithkush çalon diku dhe në momentin që do ta kem mundësinë do t’ja them.

Politika nuk më thotë asnjë gjë, për momentin nuk kam asnjë ambicie, si me thënë. Momenti pastaj është gjithmonë, por aktualisht nuk kam asnjë ambicie dhe jam i qartë në këtë që nuk kam asnjë ambicie”, thotë Mane.

Lajme të ngjashme