7-vjeçarja dyshohet se humbi jetën si pasojë e anestezionit, dyshime se po tentohet të shfajësohen mjekët
7-vjeçarja dyshohet se humbi jetën si pasojë e anestezionit, dyshime se po tentohet të shfajësohen mjekët: Dramë në gjykatë
Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve Alban Gjonbalaj dhe Arben Kutllovci të cilët po akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Dy doktorët, Gjonbalaj dhe Kutllovci, sipas dosjes së prokurorisë, dyshohet se kanë dhënë anestezion të tepruar pacientës 7-vjecare, gjatë trajtimit në një klinikë private në Prishtinë, në vitin 2020.
Sipasoj e sasisë së tepruar të anestezionit, pacientja 7-vjeçare kishte ndërruar jetë dy orë më vonë në QKUK.
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë dëshminë e dhanë tre ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.