40 minuta me Hashim Thaçin - një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare - NACIONALE

40 minuta me Hashim Thaçin - një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare

2 vjet më parë

nga Berat Buzhala

(Video-editorial: Berat Buzhala)

Në nëntor bëhen katër vjet prej ditës kur është arrestu/dorëzu Hashim Thaçi nga Tribunali Special, i cili operon këtu, te ky objekti qe është pas shpines time.

Dy orë para se të dorëzohej, jam taku me të ne Sëiss Diamond. Kemi pi kafe edhe kemi folë për procesin gjyqësor që e pret.

Nuk po du me glorifiku, ama është e ndershme me tregu që në atë gjymsë ore që ishim bashkë, qoshja nuk ia ka ni për ditët e vështira që po e prisnin.

Dilema e vetme ka qenë, kush ia punoi, por tash as kjo nuk kishte rëndësi.

Nejse, Hashim Thaçi është zgjedhë kryeministër për herë të parë në fund të vitit 2007. Nëse nuk gaboj është zgedhë kryeministër në fillim të vitit 2008, kurse është largu nga detyra e kryeministrit në qershor 2014.

Efektivisht ka qenë kryeministër për 6 vjet. Deri në fund të këtij procesi, ai do t’i bëj 5-6 vjet i burgosun.

Po du me e qitë pak në perspektivë. Pak a shumë kaq kohë kryeminister po i bjen me qenë edhe Kurti.

Çka ka bë Thaçi sa ka qenë kryeministër?

E para, nuk i ka ngu budalltë, por e ka ngu Amerikën. Kur tjerët i thojshin mos me pranu Pakon Ahtisaarit se nuk na njeh Amerika, ai besojke që na njeh Amerika, prandaj i tha PO Pakos.

Nese mendoni që ka qenë vec procedurë formale, sepse s’ka pasë çare pa ndodhë, unë po ju kallxoj qe me pas ngu Kurtin, nuk kish ndodhe, sepse Kurti ne ate kohë ka besu n’tjera ide. Dy vetë kane vdekë kundër Pakos. Pa Pako s’kish pasë shtet.

Mbi 100 shtete na kanë njoftë, e gjithashtu këtë njohje e ka konsideru në përputhje me të drejtën ndërkombëtare edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtesisë.

Kur Thaçi u bë kryeministër, Kosova ka qenë në terr. Rryme s’ka pasë. Në mandatin e tij të parë u tejkalu ai problem.

Në mandatin e tij të parë dhe të dytë i kemi nisë dhe i kemi perfundu dy autostradat më të mirat në rajon, atë për Shqioeri dhe ate per Maqedoni si dhe eshte shtru ne asfalt e gjithe Kosova.

Shkojmë më tutje: Ështe rindërtu komplet infrastruktura shkollore, e cila ishte ne gjendje të mjerueshme. Shumë shkolla ishin në kontejnera të KFOR’it.

Pagat e sektorit publik duhet të analizohen në periudha: Periudha para Thaçit, gjatë Thaçit dhe pas Thaçit. Para Thaçit pagat në sektorin publik kanë qenë lëmosha sociale. Gjate Thacit pagat ne sektorin publik ne Kosovë ishin më të lartat në rajon, kurse pagat pas Thaçit prapë janë të fundit në rajon.

Me Thaçin kryeministër Kosova e ka ndërtu kornizën e Republikës së Kosovës.

Me Thaçin si udhëheqës te UÇK’së Serbia është bombarduar për 78 ditë, kurse Kosova eshte çliruar, si rezultat i një lufte guerile më të suksesshmen në historinë e njerëzimit. Nuk po e tham une, e kane thanë gjeneralet amerikanë, si Clark.

Thaçi veprimtarinë e tij nuk e ka fillu pahiri. Ai rrugën e tij e ka fillu si student prorektor dhe pjesëmarrës i të gjitha demonstratave të Kosoves.

E takova pak ma herët. Nejta me të 40 minuta. Rregullat ma ndalojnë me tregu çkado qoftë prej bisedes, mirëpo rregullat nuk ma lejojnë me kaëllxu që brenda këtyne mureve është figura më e rëndesishme e gjallë politike shqiptare, por gjithashtu njana prej dy tri figurave ma të rëndesishme shqiptare në 100 e kusur vitet e fundit.

Sipas mendimit tem, edhe Thaçi është një njeri prej mishit dhe gjakut, dhe se këndejmi edhe ka gabu si politikan.

Gabimi ma i madh i tij osht kane themelimi i ketij monstrumi juridik, pa fillim dhe pa mbarim.

Ai po e pagune cmimin e koordinimit me aleatet.

Nuk e kam as ma te voglin dyshim qe qendrimi i tij ketu osht humbje kohe per to dhe per drejtesine.

Thaçi për këto akuza është i pafajshëm.

Lajme të ngjashme