Zyrtarizimi çështje orësh, Karim Benzema pranë largimit nga Real Madridi
Sulmuesi Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi këtë verë që t’i bashkohet skuadrës arabe Al-Ittihad.
35-vjeçari pas 14 viteve në Madrid pritet t’i jep fund aventurës në “Santiago Bernabeu” ku fitoi 25 trofe, përfshirë katër herë La Liga-n dhe pesë herë Ligën e Kampionëve.
Mediat spanjolle raportojnë se francezi ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Al-Ittihad, ku do të fitojë afro 200 milionë euro për sezone.
Al-Ittihad u shpall kampion në Saudia Pro League javën e kaluar, duke pasur pesë pikë më shumë se Al Nassr i Cristiano Ronaldos, derisa trajner është ishi i Tottenhamit, Nuno Espirito Santos.
Benzema pritet ta njoftojë largimin nga Real Madrid të enjten, pra në orët në vijim.
Kësisoj, Real Madrid tani ka nisur të shikojë për pasuesin e francezit i cili iu bashkua në vitin 2009 nga Lyon për 41 milionë euro.
Harry Kane mbetet në “radarin” e skuadrës madrilene por edhe Mancehster United ka interesim të madh, pa përmendur faktin që Kane nuk e ka prioritet largimin nga Premierliga.
Përpos Benzema, Real Madrid do ta humbasë edhe Marco Asension i cili ka arritur marrëveshje me PSG-në.
Përndryshe, Benzema është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit me 353 gola në 647 ndeshje, derisa fitoi Topin e Artë vitin e kaluar.

