Zyrtarët e UEFA-s e FIFA-s në Kosovë, FFK s’tregon nëse biseduan edhe për kreu e saj të arrestuar për korrupsion - NACIONALE

Zyrtarët e UEFA-s e FIFA-s në Kosovë, FFK s’tregon nëse biseduan edhe për kreu e saj të arrestuar për korrupsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s majtën një takim me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në selinë e saj në Prishtinë të hënën, ku u bisedua për dështimin e kësaj të fundit për t’u

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), njoftoi se i priti në një takim në selinë e vet në Prishtinë disa zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, për të biseduar për vështirësitë e saj për t’u licencuar në Ministrinë e Sportit të Kosovës.

Por FFK-ja nuk tregoi nëse në takim është biseduar edhe për një çështje tjetër tejet të rëndësishme, kreu e federatës Agim Ademi, i cili që një muaj ndodhet në arrest shtëpiak nën dyshimin për korrupsion në shtëpinë e futbollit kosovar.

“Delegacioni i përbashkët i UEFA-s dhe FIFA-s, i përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s, po qëndron sot për vizitë të jashtëzakonshme në Kosovë, për t’u njoftuar nga afër me zhvillimet e fundit rreth FFK-së, procesin e licencimit nga MKRS dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen klubet e futbollit”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Federata e Futbollit, e udhëhequr nga Agim Ademi i vendosur në arrest shtëpiak nën dyshimin për shmangie tatimore dhe keqpërdorim të parasë së federatës, ka dështuar të licencohet në një proces që po zgjat tash e gati një vit.

Dhe siç duket vetëm ky është shqetësimi i federatës së futbollit të Kosovës dhe jo dyshimet serioze për korrupsion nga kreu i saj.

“Delegacioni fillimisht u takua me nënkryetarin Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, derisa më pas zhvilluan një takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e klubeve, për të diskutuar shqetësimet e këtyre të fundit në lidhje me procesin e licencimit dhe vështirësitë që po i hasin gjatë këtij procesi”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme