Zyrtare: Zymer Bytyqi rikthehet në Turqi, nënshkruan për Antalysporin - NACIONALE

Zyrtare: Zymer Bytyqi rikthehet në Turqi, nënshkruan për Antalysporin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Zymer Bytyqi ka kompletuar transferimin te skuadra turke Antalyaspor.

Pas gjashtë muajve te Olympiacos, Bytyqi është rikthyer në Turqi duke nënshkruar kontratë të re trevjeçare.

Antalyaspor ka kompletuar transferimin e katërt këtë sezon me Zymer Bytyqin. Lojtari kosovar nënshkroi kontratën që e lidh me neve për tre vite”.

Bytyqi është ndarë tejet i lumtur me rikhtimin në Turqi duke deklaruar se do të bëjë gjithçka për të qenë i suksesshëm.

Jam tejet i emocionuar që jam pjesë e Antalya dhe këtij klubi që të luftoj për këto ngjyra. Do të bëjë më të mirën për të qenë i suksesshëm këtu”.

Ndërkohë, i lumtur me këtë transferim ka dalë edhe nënpresidenti Sinan Boztepe që i uroi suksese Bytyqit për këto tre vite.

Këtë sezon ne realizuam transferimin e katërt, duke nënshkruar me 27-vjeçarin Zymer Bytyqi Jemi të lumtur se ai do të luaj për fanellën tonë për tre vite”.

I uroj suksese futbollistit që ka luajtur për shtetin e tij 16 herë dhe i uroj suksese”, nënvizoi ai.

Koha te Olympaicos ishte tejet dëshpëruese për Bytyqin që asnjëherë s’doli të jetë në planet e trajnerit, andaj tani do të tentojë ta shpëtojë karrierën futbollistike.

Lajme të ngjashme