Zyrtare: Willian kthehet në Premierligë, tani te Fulham
Ish-lojtari i Chelseas dhe Arsenalit, Willian, ka kompletuar kalimin e tij në Fulham, kështu duke u rikthyer sërish në ligën më të fortë të futbollit në botë.
Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e promovuar ne elitën e futbollit anglez.
Olá, Willian! 🇧🇷#WillcomeToSW6 📍 | #FFC pic.twitter.com/723o1GwOAe
— Fulham Football Club (@FulhamFC) September 1, 2022
Fjalët e para të tij si lojtar i Fulhamit, ishin: “Jam i lumtur që jam këtu, jam i lumtur që jam kthyer në Premierligë. Fulham është skuadër speciale, një klub që dëshiron të rritet, që dëshirojnë të luftojnë për diçka të madhe, kështu që jam këtu për ta ndihmuar këtë skuadër dhe nuk mund të presë që të fillojë të luajë.”